Eshtë ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare antikomunisti dhe veprimtari i çështjes kombetare Mark Zef Ndreca nga zona e Fanit të Mirditës. 

I denuar nga regjimi komunist me vdekje pasi nuk iu nënshtrua zgjedhes që po instalohej në Shqipëri, Mark Zef Ndreca së bashku me tjerë komitë do të kundërshtonin me armë kete regjim.

Në vitet 50 pas perleshjëve të armatosurua me forcat e ndjekjes ku do të mbetëshin të vrarë edhe disa pjestarë të familjes së tij, Mark Ndreca do të emigronte drejt Amerikes, por duke vazhduar të lobojë kundër regjimit komunist, ndërsa më rënien e këtij të fundit kthehet në atdhe.

Për kontributin e tij kundër regjimit komunist Mark Ndreca është dekoruar me medaljen e trimerisë nga presidenti I republikës.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)