Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë mjeku i njohur korçar Thoma Nini.
Nini gjithashtu ka qenë një prej drejtuesve kryesorë të PD që prej themelimit të saj dhe për një periudhë kohe ka qenë edhe konsull i republikës së Shqipërisë në Selanik.
Për gati tre dekada Nini shërbeu me përkushtim si mjek pneumofiziatër në spitalin e Korçës. Thoma Nini ishte prej themeluesve të degës së PD-së në Korçë dhe kreu i saj për disa vite, ndërsa kandidoi nën siglën e PD-së në zgjedhje lokale dhe ato parlamentare.
Pas vitit 2006, Nini u emërua Konsull i Republikës së Shqipërisë në Selanik detyrë të cilën e mbajti për 4 vite. Pas përfundimit të mandatit si diplomat Thoma Nini u rikthye ne spitalin e Korçës ku punoi derisa doli në pension.
Ai ka qenë kandidat nën siglën e demokratëve në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.