VIDEO/ Roma dy gola për vendin e tretë, Bajrami fiton 'derbin e shqiptarëve' me Gjimshitin

Cremonese 0-2 Lecce

E shtuna ka në program tre ndeshje në Serie A. Futbolli në Itali ka nisur me duelin e "Giovanni Zini", aty ku Cremonese vendase humbi 0-2 me Leccen. Në 18:00 Roma fitoi 2-0 me Empoli dhe në 20:45 Sassuolo fitoi 1-0 me Atalantën.

Në stadiumin "Giovanni Zini", Cremonese vendase humbi 0-2 me Leccen. Pjesa e parë e ndeshjes nuk prodhoi gola, teksa miqtë shënuan dy gola në 45 minutat e dyta. Baschirotto dhe Strefezza në minutat 58 dhe 69 nderuan Leccen, me djemtë e Baronit që dalin me tri pikë. Lecce me 23 pikë shkon në vendin e 14-të, teksa Cremonese me 8 pikë qëndron në fundin e Serie A.

Roma fitoi 2-0 me Empolin për javën e 21-të në Serie A. Në "Olimpico" kryeqytetasit likuiduan Empolin pas vetëm gjashtë minutash, duke shënuar dy herë. Ibanez në minutën e dytë dhe Abraham në të gjashtën përfituan nga pasimet finale të Dybala-s, që është kthyer në "diamantin" e Romës. Roma me 40 pikë merr vendin e tretë (një ndeshje më shumë), teksa Empoli me 26 pikë qëndron në vendin e dhjetë.

Sassuolo fitoi 1-0 me Atalantën për javën e 21 në Serie A. Goli i Lauriente në minutën e 55 të takimit vendosi gjithçka, me Nedim Bajramin që debuton me ekipin e ri dhe merr tri pikë duke mundur Gjimshitin në derbin e shqiptarëve. Berati e nisi ndeshjen nga minuta e parë, teksa Bajrami u fut në fushë në minutën e 67 duke zëvendësuar Matheus. Te Atalanta dy kartona të kuq për Maehle dhe Muriel. Pas javës së 21, Atalanta me 38 pikë qëndron në vendin e gjashtë, teksa Sassuolo me 23 pikë qëndron në vendin e 15-të.

Serie A - java 21:

Cremonese 0-2 Lecce

Roma 2-0 Empoli

Sassuolo 1-0 Atalanta

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
VIDEO/ Sassuolo fiton me Atalantën, Bajrami debuton dhe mund Gjimshitin! Bergamaskët 2 të kuq

Sassuolo fitoi 1-0 me Atalantën për javën e 21 në Serie A. Goli i Lauriente në minutën e 55 të takimit vendosi gjithçka, me Nedim Bajramin që debuton me ekipin e ri dhe merr tri pikë duke mundur Gjimshitin në derbin e shqiptarëve. Berati e nisi ndeshjen nga minuta e parë, teksa Bajrami u fut në fushë në minutën e 67 duke zëvendësuar Matheus. Te Atalanta dy kartona të kuq për Maehle dhe Muriel. Pas javës së 21, Atalanta me 38 pikë qëndron në vendin e gjashtë, teksa Sassuolo me 23 pikë qëndron në vendin e 15-të.

Ora 19:58
VIDEO/ Dybala njeriu asist për vendin e 3-të, Roma rikthehet të fitojë në 'Olimpico'

Roma fitoi 2-0 me Empolin për javën e 21-të në Serie A. Në "Olimpico" kryeqytetasit likuiduan Empolin pas vetëm gjashtë minutash, duke shënuar dy herë. Ibanez në minutën e dytë dhe Abraham në të gjashtën përfituan nga pasimet finale të Dybala-s, që është kthyer në "diamantin" e Romës. Roma me 40 pikë merr vendin e tretë (një ndeshje më shumë), teksa Empoli me 26 pikë qëndron në vendin e dhjetë.

Ora 17:17
VIDEO/ Lecce 'zhyt' Cremonesen në fundin e Serie A, 2 gola në 'Giovanni Zini'

Në stadiumin "Giovanni Zini", Cremonese vendase humbi 0-2 me Leccen. Pjesa e parë e ndeshjes nuk prodhoi gola, teksa miqtë shënuan dy gola në 45 minutat e dyta. Baschirotto dhe Strefezza në minutat 58 dhe 69 nderuan Leccen, me djemtë e Baronit që dalin me tri pikë. Lecce me 23 pikë shkon në vendin e 14-të, teksa Cremonese me 8 pikë qëndron në fundin e Serie A.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?

×

Lajmi i fundit

Masakra e Lushnjës me 2 të vrarë në 2017, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun