Është ndarë nga jeta onkologu Agim Karaj. Lajmi është bërë publik nga familjarët e tij
“Me hidhërim të thellë dhe me dhimbje shumë të madhe njoftoj ndarjen nga jeta të babait tonë Prof.Dr Agim Karaj”, shkruhet në mesazhin e familjes.
Onkologu Agim Karaj ka ndërruar jetë një ditë para ditëlindjes së tij. Nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes së tij.
Sakaq, Spitali QSUT ka reaguar për ndarjen nga jeta të mjekut duke u shprehur se Prof.Dr. Karaj ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e mjekësisë dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme, duke shërbyer me profesionalizëm dhe humanizëm të pashoq.
'Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të të nderuarit Profesor Agim Karaj, një figurë e shquar e mjekësisë shqiptare dhe një shembull i përkushtimit të palodhur në shërbim të pacientëve dhe edukimit të brezave të rinj të mjekëve.
Kontributi i tij i jashtëzakonshëm dhe vizioni i qartë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në fushën e mjekësisë shqiptare, ku ai shërbeu me profesionalizëm dhe humanizëm të pashoq.
Në këto momente të vështira, stafi i QSUT i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. Humbja e Profesor Karaj është e madhe jo vetëm për ata që e njohën nga afër, por për gjithë komunitetin mjekësor dhe shoqërinë shqiptare.
Qoftë i paharruar kujtimi i tij!'
Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1975, Dr. Karaj filloi karrierën si kirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku më pas u specializua si kirurg onkolog. Në vitin 1987, ai u specializua në Institutin “Gustave Roussy” në Paris, një nga institucionet më të mira në botë për onkologji dhe onkoplastikë. Karriera e tij u pasurua nga pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare, si dhe nga referimet e tij në institucione të njohura si Instituti i Onkologjisë në Milano.
Sot janë parashikuar të mbahen homazhet ndërsa nesër do të bëhet ceremonia e varrimit
Pritja dhe përcjellja bëhet tek funerali në Rrugën Bardhyl përballë postes shqiptare nr 32.Homazhet fillojnë sot ditën e hënë ne orën 10.00 dt 25.11.2024.Ceremonia e varrimit bëhet ditën e martë në datë 26.11.2024 ora 11.00.Varrimi bëhet në Tufinë.
shkaku i vdekjes mallkimi i njerezve qe ka mare ne qaf
Përgjigju