Ndahet nga jeta motra e Dorinës
së 'Spirit Voice', vuante nga kanceri

Ndahet nga jeta motra e Dorinës<br />së 'Spirit Voice', vuante nga kanceri
Këngëtarja e njohur Dorina Tiko, ish-anëtare e grupit muzikor “Spirit Voice”, është përfshirë nga një dhimbje e thellë për humbjen e motrës së saj Brunilda Nizami.

Vdekja e motrës e ka prekur thellë dhe ajo shkroi këtë pasdite të së premtes, një mesazh të shkurtër por të ndjerë: “Për motrën time që sot u largua nga kjo jetë, Brunilda Nizami. Të dua zemra ime do më mungosh gjithë jetën je, engjëlli im je, zemra ime”.

Humbja e motrës, u përcoll me dhimbje edhe nga kolegia e Dorina Tikos, këngëtarja fituese e “Kënga Magjike 2015”, Aurela Gaçe.

Ajo i bën thirrje Dorinës që të bëhet e fortë pas humbjes së motrës dhe përmend faktin se sot është goditur nga dy lajme të rënda: “Të humbasesh motrën eshte dhimbje qe nuk di si e mban zemra... E dhimbshme është qe sot mora dy lajme të tilla. Për dy njerëz të ndryshëm, të dyja kaq të reja. Sot ti u ktheve nga SHBA, me lot shpirti per t’i dhënë lamtumiren e fundit motrës tende.... Nuk e imagjinoj dot dhimbjen tënde, por te uroj vetëm force per te përballuar këtë dhimbje”, - thotë në mesazhin e saj publik Aurela Gaçe, duke treguar edhe se vdekja e Brunildës erdhi nga sëmundja e rëndë e kancerit: “E perseri bisha "kancer” mori nje tjeter njeri, ne moshe fare te re”.

Këtu, Aurela pohon se ka një mesazh kuptimplotë për të gjithë: “Mesazh per ne qe marrim frymë dhe ankohemi per çdo gjë, a thua se do të jetojme 1000 vjet. Jeto sot!” Në mesazhet e ndjera, Aurela flet edhe për humbjen tjetër të ditës së sotme, një mike e saj: “Lili e mira ti, sot ne parajsë. E doje kaq shume jeten dhe vuajte aq shume deri ne grahmen e fundit. Jeta eshte e bukur thoshe, e doje vetem gezim... Sot u dhe lamtumiren dy djemve te tu, bashkëshortit, motrave, familjes, miqve... Me nje mesazh shume te fortë: “Duajeni jetën”. Deri ne fund shpresove..... Engjell mbrojtës tani per femijet e tu. U prehsh në paqe mike”. Aureola shprehet e shokuar nga vdekjet e vazhdueshme prej tumoreve: “Është e tmerrshme sa shume njerez po merr kjo sëmundje.... Tani je mire, papritur ti lufton me bishen "kancer "... E dhimbshme!”. /NOA/
dorina tiko
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare