Ndahet nga jeta në moshën
75-vjeçare, aktori Gorden Kaye

Ndahet nga jeta në moshën<br />75-vjeçare, aktori Gorden Kaye
Aktori i famshëm i seriali “Allo Allo”, Gorden Kaye, është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 75- vjeçare.

Gorden Fitzgerald Kaye, lindi në Angli në qytetin e Huddersfield më 7 prill 1941 dhe debutimin e tij në televizion e ka bërë në shfaqen “Champion House”, në BBC.

Kulmin e karrierës së tij ai e arriti në serialin “Allo Allo”, kohë kur u përfshi edhe në një aksident, nga i cili mori dëmtime të rënda në kokë, por arriti të rikuperohej plotësisht dhe të rikthehej sërish në skenë.

Gjithashtu Kaye ka punuar edhe në radio, ku më 1965 ka arritur të realizojë një intervistë radiofonike me “The Beatles”.

Gorden u largua nga skena në vitin 2007.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin