Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare gazetari sportiv, mbajti pozicione të rëndësishme shtetërore

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare gazetari sportiv, mbajti pozicione të rëndësishme shtetërore

Nexhat Gjuzi

TIRANË- Shuhet në moshën 75-vjeçare gazetari i njohur sportiv Nexhat Gjuzi.

Gjuzi lindi në Kavajë më 13 shtator të vitit 1946. Vitet e para të karrierës ia kushtoi gazetarisë dhe deri në vitin 1990 shquhej si një nga gazetarët më të mirë sportivë të kohës.

Ai ka qenë gazetari i të vetmes gazetë sportive në Shqipëri para kësaj periudhe. Gjuzi njihej edhe si një ndër themeluesit e Shoqatës së Intelektualëve Myslimanë.

Më pas karriera e tij mori një tjetër drejtim. Gjuzi shërbeu në disa poste të rëndësishme shtetërore në Kuvendin e Shqipërisë, në Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe Komitetin e Kulteve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Idajet Beqiri: 12/09/2021 14:03

    Lajm shumë i hidhur. Nexhat Gjuzi ishte dhe do të mbetet shëmbulli i një njeriu me edukatë të përsosur, një njeri me kulturë të lartë, tepër njerëzor. E kam njohur shumë herët, që kur ai filloi punë në Gazetën Zëri i Rinisë, duke punuar së bashku një kohë të mirë në vitet e rinisë. Nuk ishte vetëm një ndër gazetarët më të mirë sportiv të vendit, por edhe një intelektual dhe punonjës shëmbull në administratën e shtetit. Kemi humbur një njeri dhe mik të madh. Ju ndritët shpirti Nexhat Gjuzi, miku ynë i madh qysh nga vitet e rinisë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai