Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare legjenda e futbollit shkodran, Ramazan Rragami! Lojtari shqiptar që 'detyroi' UEFA-n të ndryshojë rregullin e penalltive

Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare lëgjenda e futbollit shkodran, Ramazan Rragami.

Ramazan Rragami (lindur më 3 Prill 1944 në Shkodër, Shqipëri) është një ish-futbollist i kombëtares dhe trajner i Shqipërisë. Ai është gjithashtu një nga lojtarët më të shquar të të gjitha kohërave të KS Vllaznia Shkodër. Së fundmi ka qenë anëtar i Komisionit Disiplinor të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ramazan Rragami ka pasur një karrierë të shkëlqyer si lojtar dhe si trajner në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai filloi të luante me Vllazninë e Shkodrës, vendlindjen e tij në moshën 16 vjeçare. Kjo karrierë vazhdoi deri në vitin 1967, ku u rekrutua nga skuadra Partizani i Tiranës duke luajtur atje deri në vitin 1970. Në vitin 1970 kthehet në skuadrën e tij vendase Vllaznia ku fiton në 1972 si titulli i ligës ashtu edhe Kupën e Shqipëisë.

Në finalen e Kupës, Rragami shënoi 7 herë nga penalltia, dy herë gjatë kohës së rregullt dhe pesë herë të tjera kur ndeshja u vendos me goditje dënimi pas një barazimi të përgjithshëm. Vlen të theksohet se kjo është hera e parë dhe e fundit kur një lojtar shënon të gjitha penalltitë për një ekip. Deri atëherë, rregulloret e FIFA-s lejonin që një lojtar të ekzekutonte të gjitha goditjet e penalltisë pas një ndeshje të rregullt. Menjwherw pas kwsaj FIFA vendosi rregullin që për ekzekutimin kërkohen lojtarë të ndryshëm.

Rragami bëri 20 paraqitje për kombëtaren shqiptare të futbollit nga viti 1965 deri në vitin 1973. Ramazan Rragami e filloi karrierën e tij si trajner futbolli kur ishte ende duke luajtur në vitin 1972. Pasi mbaroi karrierën si lojtar e nisi si trajner me kohë të plotë me KS Vllaznia ku fitoi ligën në sezonin 1982-1983. në të njëjtën kohë ai ishte asistent trajner i Kombëtares Shqiptare të futbollit U-21, e cila arriti në çerekfinalen e Euro 84. Ata u bënë e vetmja skuadër shqiptare në çdo nivel që u kualifikua për një turne konkurrues. Ramazan Rragami më pas studioi në Coverciano në Itali ku mori certifikimin e trajnerit në një nga shkollat ​​më prestigjioze të trajnerëve në botë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:26
Ndarja nga jeta Ramazan Rragamit, Meta: Kampion i fushës, trajner dhe një qytetar i dashur! Privilegj që e kam njohur

Për ndarjen nga jeta të futbollistit shkodran Ramazan Rragami, ka shprehur ngushëllimet e tij presidenti Ilir Meta.

Ai ka kujtuar momentet më të veçanta të rrugëtimit të sportistit në fushë, ndërsa e ka cilësuar si kampion, por edhe një qytetar të mrekullueshëm dhe të dashur për të gjithë.

"Shumë i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Legjendës së futbollit tonë, Ramazan Rragami, njëri prej futbollistëve dhe trajnerëve më të shkëlqyer dhe të dashur të vendit tonë.  Sot kujtojmë, jo vetëm futbollistin e madh të Kombëtares, por edhe kampionin e Vllaznisë dhe të Partizanit.

Kujtojmë Rragamin e madh, që bashkë me Zhegën dhe Bizin krijuan trion spektakolare të futbollit shkodran e kombëtar, trajnerin kampion, i cili krijoi "Shpresën" e jashtëzakonshme të Demollarit, Zmijanit, Josës, Jerës, Kushtës, Ocellit, Hodjes, Dedjas, Mersinit, Canajt dhe aq shumë talenteve, e cila u kualifikua në 8-të më të mirat e Europës dhe u bë baza e Kombëtares së mrekullueshme, që mundi Belgjikën dhe krijoi një perspektivë të re për futbollin tonë.

Rragami do të mbahet mend se dy herë skualifikoi Gjermaninë, njëherë në 1967 si titullar i Kombëtares së jashtëzakonshme në barazimin historik kundër nënkampionëve të botës dhe 16 vjet më vonë si trajner i "Shpresës" së mrekullueshme, kur pas triumfit ndaj Gjermanisë në Trir, u kualifikua në 8 ekipet më të mira të Europës.

Ai ishte i jashtëzakonshëm kudo në fushën e blertë si kampion, si trajner, por edhe një qytetar i mrekullueshëm dhe i dashur për të gjithë.  Për mua ishte privilegj ta njihja nga afër këtë njeri të papërsëritshëm në vlera dhe virtyte njerëzore.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së dashur Rragami, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, Vllaznisë dhe gjithë sportdashësve tanë në këtë ditë zie për humbjen e këtij sportisti të madh dhe të mrekullueshëm.", shkruan Meta.

Ora 16:19
U nda nga jeta legjenda Rragami, Duka: Kontribut historik, do ta nderojmë gjithmonë

1642259993_2720090474709352010705851806245785922227501n.jpg

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka shprehur ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shkodran, Ramazan Rragami.

"U trishtova pa masë kur mësova pak minuta më parë se Ramazan Rragami është ndarë nga jeta. Rragami do të mbahet mend dhe do të kujtohet gjithmonë si një nga figurat më të mëdha të futbollit shkodran dhe atij kombëtar. Pas një karriere të shkëlqyer si futbollist me Vllazninë ai arriti suksese shumë të madhe si trajner. Historik do të mbetet kontributi i tij në krah të Shyqyri Rrelit në sukseset e Shpresave në 1978 dhe 1981 ku arritën të shpallin Shqipërinë kampione Ballkani.  Si trajner i parë ai arriti suksesin më të madh në historinë e Shpresave, duke arritur ta dërgojë Shqipërinë në çerekfinalet e Kampionatit Europian. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij dhe gjithë komunitetin e futbollit shqiptar, dëshiroj t'i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rragami. Ne do ta kujtojmë dhe do ta nderojmë gjithmonë kontributin që ai ka dhënë për futbollin shqiptar", shkruan Duka.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jordi: 15/01/2022 16:37

    Ramazan Rragami është një kampion jo vetëm për futbollin shkodran, por edhe për atë shqiptar. Për mua, një fëmijë nga jugu në fillim të viteve tetëdhjetë, ndër kënaqësitë më të paharruara kanë qënë rezultatet e Shpresave (Shqipëria U21), me Rragamin trajner. I ardhtë dheu i lehtë Kampionit të madh e ngushëllime familjes!

    Përgjigju
  • Jordi: 15/01/2022 16:29

    Ramazan Rragami është një legjendë e futbollit shqiptar. Për mua, një fëmijë nga jugu në fillim të viteve tetëdhjetë, një nga kënaqësitë më të mëdha kanë qënë rezultatet e Shpresave (Shqipëria U21) me Rragamin trajner. I ardhtë dheu i lehtë Kampionit të madh e ngushëllime familjes!

    Përgjigju
  • LORA: 15/01/2022 16:11

    Rragami edhte nje nder lojtaret qe bene historine e paharrueshme te futbollit te bukur shqiptar;qe tejmbushte shkallet e stadiumeve. Ishin kohe shume te bukura ditet e ndeshhjeve me brezin e Rragamit. Te qofte i lehte dheu Ramazan Rragami . Mirenjohje per historine dhe kontributet e tua sportive .

    Përgjigju
  • redi: 15/01/2022 15:46

    Rragami model i njeriut dhe futbollistit te shkelqyer . Shkodra duhet te krenohet per kete figure legjende.U prefsh ne paqe o njeri i madh

    Përgjigju
    • Avni Paja: 15/01/2022 16:30

      Respekte per kete figure sportive, e pa harruar ne ndeshjen e kupes se republikes me Besen dy penallti ne loje dhe pese te tjera me Merhorin dhe ftuan kupen e republikes. I paharruar qoftq kujtimi i tij.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Basha: Nuk i lëmë demokratët në mëshirën e hallit të Berishës! Me çdo kusht do jemi në zgjedhje

Basha: Nuk i lëmë demokratët në mëshirën e hallit të Berishës! Me çdo kusht do jemi në zgjedhje