Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar sot ka hedhur poshtë kërkesën e Ramazan Rrajës, për zbutjen e masës ndaj tij, nga “arrest me burg” në “detyrimi për t'u paraqitur” ose “arrest në shtëpi”.
Rraja - i cili akuzohet se bashkë me kushëririn e tij dhe persona të tjerë kanë organizuar atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja më 1 nëntor 2019 - depozitoi kërkesën për zbutjen e masës më 8 Prll 2024.
Ajo u hodh poshtë nga gjyqtari Erjon Bani.
Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me Vendimin Nr. 214, Nr.Regj. Them 214, datë 13.05.2024 vendosi:
Papranueshmërinë e kërkesës penale me numër 214 rregjistri themeltar, datë rregjistrimi 08.04.2024 me kërkues Ramazan Rraja me objekt “Zëvendësimi i masës së sigurimit”, për shkak të heqjes dorë”,- thuhet në njoftimin e GJKKO-së.
Nipi i ish deputetit socialist, Rrahman Rrajës, u arrestua më 19 prill 2023 në një lokal në zonën e Fushë-Krujës, ndërsa ishte me pistoletë në brez dhe fishek në fole gati për qitje.
Në atentatin ndaj prokurorit, mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe u plagos Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut”, si dhe vetë ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.
Kujtojmë se Rraja po ashtu, në 2021 u shpall në kërkim pasi hyri i maskuar e i armatosur në një lokal. Ramazan Rraja po ashtu më herët ishte arrestuar edhe në Belgjikë dhe Gjermani për drogë.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.9%
-
Pak
83.1%
-
Nuk e di
9.9%
Vota total: 332
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019, GJKKO dënon me 25 vite burg 5 anëtarët e grupit kriminal! 6 vite për nipin e ish-deputetit socialist
18 Tetor 2024, 20:13
-
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK jep pretencën! Kërkon dënimin me 11 vite burg për Ramazan Rrajën
17 Shtator 2024, 14:14
-
Dha dorëheqjen pas dhunës të të birit për guroren, vajza e ish-deputetit Rrahman Rraja zgjidhet anëtare e Asamblesë së PS
1 Gusht 2024, 07:45
-
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO zgjat hetimet me 3 muaj për Ramazan Rrajën dhe 4 të tjerët
16 Korrik 2024, 15:11
-
Operacioni 'Revanshi' vijon/ Arrestohet Xhelal Rraja, vëllai i ish deputetit PS! Akuzohet se do të siguronte mjetet për vrasjen e Arben Ndokës në varrimin e gjyqtarit
10 Korrik 2024, 12:54
-
Franca zbërthen SKYECC, zbulohet konflikti i Ervin Matës me nipin e ish-deputetit Rraja
28 Maj 2024, 16:21
-
SPAK identifikon autorët e shpërthimit tek hotel 'Victoria', Tiranë, pronë e babait të Ervin Matës! Nipi i ish deputetit PS Rraja bashkëpunoi me Dervishaj e Meçaj
28 Maj 2024, 10:14
-
Atentati ndaj Arjan Ndojës, SPAK çon për gjykim porositësin Plaurent Dervishaj dhe 8 anëtarët e bandës! Edhe 2 planet e tjera për vrasjen e ish-prokurorit dhe Rrumit të Shijakut
28 Maj 2024, 09:59
-
U arrestua për atentatin ndaj prokurorit Ndoja në 2019-ën, as Apeli i GJKKO-së nuk pranon lirimin e Ramazan Rrajës
5 Prill 2024, 10:01
-
I arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja në 2019-ën, GJKKO rrëzon kërkesën e Ramazan Rrajës për lirimin nga qelia
8 Shkurt 2024, 10:41
-
U arrestua për atentatin ndaj Arjan Ndojës në 2019, Apeli nuk pranon ta lirojë Ramazan Rrajën
4 Janar 2024, 11:52
-
Tiranë/ U kap me kokainë në makinë, arrestohet nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja! 22-vjeçari i tensionuar para hetuesve: Do flas në një moment të dytë
27 Tetor 2023, 10:42