Ndahet nga jeta në moshën
63-vjeçare ish-deputeti i PS

Është ndarë sot nga jeta në moshën 63-vjeçare ish deputetit i Kuvendit të Shqipërisë, Bashkim Caka. Caka ka qenë i zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në legjislaturën 1992-1996.

Ai ka qenë edhe ish-anëtar i Gjykatës së Lartë nga gushti i vitit 1997 deri në gusht të vitit 2004. Po ashtu ish-anëtar i Gjykatës së Apelit nga korrik 2006-2007. Ndërkohë nga viti 2010-206 Caka ka shërbyer si pedagog në shkollën e Magjistraturës.

Familjarët thonë se Caka u nda nga jeta nga një hemoragji cerebrale që pësoi të premten teksa po jepte mësim në shkollën e Magjistraturës. Ai u shtrua në spital, por ndërroi jetë këtë të hënë. Lajmi whstw konfirmuar nga mbesa e tij, deputetja e LSI-sw Silva Caka e cila shkruan kwshtu nw profilin e saj nw Facebook.

"Me lejoni te ndaj me Ju nje humbje shume te madhe per mua dhe familjen time: Sot u nda nga jeta xhaxhai im, Bashkim Caka. Pavaresisht dhimbjes se madhe, jam e nderuar te jem mbesa e nje njeriu te mire dhe nje profesionisti te shkelqyer e te rralle per cilesite e tij morale, ne sistemin e drejtesise. 
Dua gjithashtu t'Ju njoftoj se homazhet do te mbahen neser ne oren 11:00, ne Muzeun Kombetar dhe varrimi behet ne varrezat e Sharres, ne oren 13:00.U prehsh ne paqe xhaxhi!"


Homazhet për ish-deputetin do të mbahen nesër në orën 11.00 në Muzeun Historik Kombëtar ndërsa në orën 13.00 do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës. 

Ndër të parët që ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Cakës, ka qenë deputetja e PS, Vasilika Hysi. 

Deputetja e PS-së, Hysi, nëpërmjet një postimi në statusin e saj Facebook mbrëmjen e të hënës, shprehet: “Sot u nda papritur nga jeta Bashkim Caka, jurist i mirënjohur, ish- gjyqtar i mirë, i mençur dhe shumë i respektuar, pedagogu i brezave të ish- gjyqtarëve dhe prokurorëve, i vlerësuar jo vetëm mes juristëve dhe botës akademike, por edhe mes klasës politike si ish- deputet i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë! Familja humbi njeriun e dashur, drejtësia humbi një vlerë! Qoftë i lehtë dheu miku ynë! I paharruar kujtimi yt!”, shkruan Hysi.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati