Ndahet nga jeta në moshën
90-vjeçare nobelisti Dario Fo

Ndahet nga jeta në moshën<br />90-vjeçare nobelisti Dario Fo
Fituesi i çmimit Nobel, dramaturgu dhe aktori italian, Dario Fo ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Fo ishte i njohur për veprat e tij satirike si "Vdekja aksidentale e një Anarakisti".

I mbajtur gjatë në listën e çmimit Nobel për Letërsi ai e fitoi atë në vitin 1997, Gazeta italiane "Corriere della Sera" ka raportuar se Fo vuante nga problemet në mushkëri për disa muaj dhe ishte shtruar në spital për 12 ditë.

Kryeministri i Italisë Matteo Renzi ka dërguar sot në mengjes telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të DarioFo.

"Në Dario Fo, Italia ka humbur një prej protagonistëve të mëdhenj të teatrit, të kulturës, të jetës qytetare të vendit", tha Renzi.

Kreu i Qeverisë Italiane ka thënë se satira e tij, kërkimi, puna e tij dhe aktivitetet e gjithanshme artistike janë trashëgimi e një prej italianëve më të mëdhenjë të botës.

[gallery]19059[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani