Pas lajmit të vdekjes së regjisorit hollivudian me origjinë shqiptare, Stan Dragoti, një reagim ka ardhur edhe nga kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi.

Në reagimin e tij, Ruçi u shpreh se humbëm një artist të shquar shqiptar në SHBA.

Stan Dragoti, yll i Hollywood-it, në Panteonin e kulturës shqiptare. Kontribut i Shqipërisë në qytetërimin bashkëkohor. Humbëm Stan Dragotin, artistin e shquar në Hollywood, diamantin e Diasporës shqiptare.

Gramoz Ruçi, kreu i parlamentit shqiptar


Lajmi kryesor:

Ndahet nga jeta Stan Dragoti, regjizori hollivudian me origjinë shqiptare