Ndahet nga jeta Vittorio Emanuele i Savojës, djali i mbretit të fundit të Italisë

Ndahet nga jeta Vittorio Emanuele i Savojës, djali i mbretit të fundit të Italisë

Vittorio Emanuele

Është ndarë nga jeta në Gjenevë Vittorio Emanuele i Savojës, i biri i Umberto II, mbretit të fundit të Italisë, dhe Maria Josè.

Më 12 shkurt do të bënte 87 vjeç. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi nga “Shtëpia Mbretërore e Savojës”, ku thuhet: Lartmadhëria e tij, Vittorio Emanuele, Duka I Savoias dhe princi I Napolit u nda nga jeta mëngjesin e 3 shkurtit pranë familjes së tij në Gjenevë.

Vittorio Emanuele u caktua të pasonte të atin, Umberto II në fron por pas referendumit të vitit 1946, i cili sanksionoi fitoren e Republikës, jetoi në mërgim deri më 15 mars 2003. Në këtë vit u anulua dispozita XIII që ndalonte kthimin e pasardhësve meshkuj në Itali dhe Vittorio Emanuele u kthye në atdheun e tij pas 57 vjetësh. Ai ishte larguar tashmë nga Roma tre vjet para referendumit, së bashku me nënën e tij Maria Josè

Martesa me ish kampione botërore të skive Marina Doria pa pëlqimin e të atit shkaktoi një konflit brenda në familje. Në 2006 u përfshi në një hetim dhe u arretsua me akuzën e lidhjes kriminale me qëllim në korrupsionin dhe falsifikimin dhe shfrytëzimin e prostitucionit. Një muaj pas ‘arrestit në shtëpi’ u lirua pasi faktet nuk qëndronin duke marrë shpërblim 40 mijë euro për gjashtë ditët e kaluara në burg para se të vendosej në arrest shtëpiak.

 Në 1978 Vittorio Emanuele u hetua lidhur me vdekjen e një 19 vjeçari gjerman Dirk Hamer i cili u plagos rëndë batën e 17 – 18 gushtit të atij viti, ndërsa ishte duke fjetur në një varkë të miqve pranë ishullit Cavallo në Korsika.  Pas një debati për varkën princi e qëlloi me pushkë në këmbë. I riu humbi jetën pas disa operacionesh. I gjykuar nga Gjykata e Assizes të Parisit, Vittorio Emanuele u lirua nga akuza për vrasje nga pakujdesia.

Por në vitin 2006 erdhi kthesa e bujshme. Në një përgjim mjedisor të urdhëruar nga Prokuroria në qelinë e burgut të Potenzës, ku princi ishte i mbyllur për hetimet lidhur me një kazino, Vittorio Emanuele u përgjua teksa i tregonte  shokut të qelisë se ishte ai që qëlloi dhe 19 vjeçarin. Ndër të tjera mburrej se avokatët kishin arritur të mashtronte gjyqtarin francez, i cili tashmë ishte i pafajshëm, Vittorio Emanuele nuk mund të ndiqej më penalisht për krimin.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë