Akademik Jorgo Bulo është ndarë në mënyrë të papritur nga jeta. Më datë 26 nëntor 2015 kishte shkuar në Përmet për të marrë pjesë në një aktivitet kushtuar akademikëve Dritëro Agolli dhe Xhevahir Spahiu. Në orën 6.45 akademik Jorgo Bulo ndërroi jetë papritur në moshën 76-vjeçare. Profesor Jorgo Bulo (1939-2015) I njohur si historian i letërsisë, dhe studiues i kulturës shqiptare, por dhe si kritik letrar ka dhën një kontribut të madhe në fushnë e letrave shqipe. Deri ën ditët e fundit të jetës ai ishte me krijimtari në duar. Sapo kishte botuar veprën për Naim Frashërin, duke zbuluar hapësirën e madhe ku shtrihet krijimtari e tij edhe ne rrafshin europian. Akademi e Shkencave dhe Bilioteka Kombëtare përcjellin ngushëllimet e tyre për akademikun Jorgo Bulo duke dhën edhe një profil të gjithë aktivietitetit të tij si profesor, stduiues dhe krijues I letërsisë shqipe: Prof. Jorgo Bulo lindi në Sheper të Zagorisë më 27 prill 1939.
Ai e kreu shkollën e mesme në Gjirokastër (1955), ndërsa studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në UT (1960). Punoi fillimisht në arsim në Gjirokastër, prej vitit 1966 si kërkues shkencor në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, ku ka kryer edhe detyra drejtuese, si përgjegjës i sektorit të historisë së letërsisë, zëvendësdrejtor (1986-1989) dhe drejtor i Institutit (1990-1993 dhe 1997-2008), kryeredaktor i revistës “Studime filologjike” (1998-2007). Në vitet 1973-1976 ka qenë Sekretar Shkencor i Seksionit të Shkencave Shoqërore në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Fusha kryesore e studimeve të tij është letërsia e Rilindjes Kombëtare dhe krijimtaria e disa prej përfaqësuesve të saj të njohur (N.Frashëri, A. Z. Çajupi etj.), por është marrë edhe me çështje të historisë dhe të tipologjisë së romanit bashkëkohor. Është një nga redaktorët shkencorë të veprës “Historia e letërsisë shqiptare”, vëll. I (1983), bashkautor i veprës “Historia e Popullit Shqiptar” (I,II,2002), anëtar i këshillit botues, përgjegjës i redaksisë së letërsisë dhe autor i shumë zërave të kësaj fushe të veprës “Fjalori Enciklopedik Shqiptar” (2008), botime të ASHSH. Ka botuar librat me artikuj e studime: “Tradita dhe risi letrare” (1981), “Magjia dhe magjistarët e fjalës” (1988), si dhe monografitë: “Romani shqiptar i realizmit socialist për Luftën Nacionalçlirimtare” (1982), “Tipologjia e lirikës së Naim Frashërit” (1999), “Shpirti i fjalës” (2015). Studimet e Jorgo Bulos i karakterizon interpretimi estetiko-historicist, prirja përgjithësuese dhe stili shkencor i saktë. Prof. Jorgo Bulo ka qenë një intelektual aktiv në diskutimet për çështje të rëndësishme shkencore, kulturore e shoqërore të shoqërisë shqiptare në konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Në të gjithë veprimtarinë e tij studimore e shoqërore është dalluar për gjykime të mençura dhe komunikime të ekuilibruara.
Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe njerëzore dhe shkencore. Ai lë pas një vepër të rëndësishme me vlera kombëtare e më gjerë.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë njofton ndërkohë se “Në nderim të jetës, veprës dhe personalitetit të akademikut Jorgo Bulo do të organizohen homazhe në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ditën e shtunë më datën 28 nëntor 2015, nga ora 11.00-12.00. Pas homazheve, në oborrin e Akademisë së Shkencave do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes. Më pas do të vijohet me ceremoninë mortore në varrezat e Sharrës në Tiranë.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fatos Çoçoli: Koha e duhur për ministri për shkencën
7 Tetor, 08:33
-
100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës/ Shkrimtari kujtohet dhe nderohet në Akademinë e Shkencave
10 Maj, 18:35
-
Ligji për Akademinë e Shkencave përfundon në Kushtetuese, Zhupa dorëzon padiën: Nga ‘Basha’ firmos Nebiaj, Açka jo!
10 Maj, 15:27
-
'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese
24 Prill, 15:46
-
Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?! Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!
23 Prill, 15:50
-
Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe Lea Ypi e Angjelin Prelocaj
22 Prill, 16:12
-
Akademia e Shkencave do të mbajë një aktivitet për piktorin Lekë Tasi
27 Shkurt, 17:55
-
Viti 2024/ 385,88 milonë lekë për Akademinë dhe Institutet tek "Shkencat"! Synohen ambiente më të zgjeruara dhe një muze i madh arkeologjik!
23 Shkurt, 22:29
-
Akademia e Shkencave bën bilancin e 2023, prezanton projektet e këtij viti: Premton të forcojë rolin e saj në arsim, kërkon më shumë vëmendje nga politika
23 Shkurt, 19:53
-
Akademia e Shkencave shkarkon drejtorët e instituteve në gjysmën e mandatit, emëron të rinj (EMRAT)
11 Janar, 14:42
-
Akademia e Shkencave miraton Statutin e ri, pati kundërshtime pasi ligji për ‘Shkencat’ s’ka kaluar ende në qeveri
10 Janar, 12:31
-
Dokumenti/ Si do të zgjidhen drejtorët e Qendrave dhe Instituteve Kërkimorë. Kryesia e Akademisë së Shkencave ‘fiton’ pushtet mbi ta, Krasniqi: Ja pse votimi i Asamblesë çedon!
5 Janar, 16:46