Ndaj Shakirës rëndojnë akuza të forta, rrezikon të futet në burg

Ndaj Shakirës rëndojnë akuza të forta, rrezikon të futet në burg

Është kthyer sërish në qendër të vëmendjes së medias akuza për evazion fiskal e këngëtares Shakira së bashku me partnerin e saj Gerad Pique.  Çifti akuzohen se nuk kanë paguar taksa gjatë qëndrimit të tyre në Spanjë dhe për këtë rrezikojnë deri në ‘burg’. Dyshohet se që nga viti 2012 kur ajo është shpërngulur në Spanjë nuk i ka paguar shtetit asnjë qindarkë taksa nga të ardhurat e saj.

Prej vitit 2012-2014 ajo i detyrohet shtetit spanjoll 16.4 milionë dollarë taksa. Gjatë seancave gjyqsore, përfaqësuesit e saj janë shprehur se gjatë kësaj periudhe Shakira dhe Pique kanë qenë ende shtetas në Bahamas dhe paguan taksa atje derisa u vendosën përfundimisht në Spanjë. Nëse gjykata arrin të vërtetojë të kundërtën, Shakira do të përballet me një gjobë të madhe madje rrezikon edhe burgun.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen