Nëse jeni shofer i ri dhe sapo keni marrë patentën, deri në tre vite nuk do të mund të lëvizni në autostradë më shumë se 80 kilometër në orë. Propozimi është i disa deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët kanë depozituar në Kuvend kërkesën për disa ndryshime në Kodin Rrugor.
Shpejtësia maksimale në një autostradë në vendin tonë është 110 km në orë. Me këtë shpejtësi për shembull lëvizet në bypass-i i Fierit. Por nëse ndryshimet miratohet, shoferët e rinj do të duhet të ecin me të paktën 30 kilometër më pak.
Ulje të shpejtësisë për këtë kategori shoferësh është parë të bëhet edhe për rrugët interurbane kryesore. Për shembull, siç është ajo Elbasan-Tiranë, në të cilën maksimalja e lëvizjeve nga 90 km orë aktualisht, pritet të ulët në 70 km në orë. Ky nuk është ndryshimi i vetëm që propozohet në Kodin Rrugor.
Shoferët e autobusëve, kamionëve apo transportit publik mund të drejtojnë mjetin, deri në moshën 70-vjeçare, nga 65 që është aktualisht. Ky ndryshim bëhet për të përshtatur moshën e pensionit që shkon në proporcion rritjeje. Një ndryshim i rëndësishëm është edhe ai për rinovimin e patentave. Për drejtuesit e veturave, nëse deri më tani afati maksimal është 10 vjet për deri në moshën 50-vjeçare dhe i limituar akoma më shumë deri në 70 vjeç; me ndryshimet e reja parashikohet që deri në moshën 70 vjeçare, të bëhet zgjatje deri në 15 vite.
Kodi Rrugor, për herë të fundit në Shqipëri është ndryshuar në Qershor të vitit 2021. Pjesa më e madhe e ndryshimeve u karakterizua tek rritja e vlerave të gjobave, të cilat u shumëfishuan. Ndryshimi i Kodit Rrugor kërkon shumicë të cilësuar 3/5, domethënë 84 vota, të cilat Partia Socialiste nuk i ka në Kuvend. Nëse eksponentë të opozitës do të japin pëlqimin për këto ndryshime mbetet për tu parë.
M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ KQZ s'do t’i japë Tom Doshit numërues nga opozita, zbulohet sa herë deputetët e PSD dhe PDIU bashkuan votat me PS
27 Janar, 12:56
-
Spiropali në Selanik takon shqiptarët, thirrje të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit: Me Greqinë po punojmë për pensionet dhe lejet e qëndrimit
26 Janar, 15:33
-
Thoma Gëllçi: Partitë politike shqiptare dhe fushatat në SHBA: Një çështje ligjore dhe etike
26 Janar, 09:04
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52
-
Në 2021-shin numrat 'dogjën' gati 80 mijë vota! Në fletën e votimit më 11 maj, kandidatët do të jenë me emra (sipas alfabetit)
25 Janar, 11:43
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47
Me keto gallata nuk rregullohet trafiku kur nuk ke sinjalistiken e duhur qe eshte kryesorja qe kontrolli automjeteve te behet me dicitalizim
PërgjigjuBeni dhe nje ligj që po shtype kembesoret qe kalojne nga një ane tjetren ne autostrade shoferi te mos kete asnjë faj,,nuk ndalohet me 90 ne ore ,,,dhe aman një ligj kunder atyre që i japin me shapka makinave,na e shpifen , ne bote eshte e ndaluar
PërgjigjuHahaha o tironci, shume e vertete kjo puna e shapkave.. Biles gjysma jane me shapka nga ato me gisht..Hahah.
Kush i ben kto ndryshime qe nuk ekzistojne ne asnje vend ne bote. O e ke patenten ose nuk e ke. Ne nuk kemi rruge me me shume se 2 korsi qe te behet kjo pa probleme qe prap ne bote nuk ka. Ligji duhet te jete si ne Amwrike. Nese je mbi 40 km ne ore mbi limit psh burg dhe heqje patente. Mbi 30 nje gjobe te majme etj. Kjo nuk zgjidh asgje. Turp
PërgjigjuO populli, as une nuk Jam dakord me kete limitin e shpejtesise. Jo se nuk dua, por eshte e pa mundur te kontrollohet!!! I bie qe te ndalosh cdo makine e te kerkosh patenten cdo drejtuesi te mjeteve. Sa per fuqine, ok, eshte e pranueshme dhe e kontrollueshme. Edhe siguracioni po ashtu paguajne me shume shoferet e rinj.
Ne Itali 2 vitet e para pasi mer patenten max 110 ne autostrada dhe jo makina me potence