Java e 10 të e kategorisë Superiore është hapur me katër takimet e ditës së shtunë.

Ndeshjet që priteshin me më shumë interes ishin Besa -Skënderbeu dhe Flamurtari-Kastrioti.

Në Kavajë kampionët e vendit në fuqi nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1. Golat janë shënuar nga Mihani dhe Plaku.

Ndërsa Flamurtari rikthehet te fitorja duke shënuar tripletë përballë Kastriotit me Veliun, Muzakën dhe Memellin.

Në Peqin, Shkumbini ka barazuar me Apoloninë mes tensioneve dhe dhunës midis dy tifozerive.

Një ndeshje mjaft interesante ka qenë ajo e zhvilluar në Lac, midis vendasve dhe Luftëtarit.

Lacianët kanë fituar me rezultatin e thellë 3-0 duke thelluar krizën te gjirokastritët.

Fillimisht vendasit kanë kaluar në avantazh me fantazistin Vucaj me një goditje standarde duke mposhtur portierin mik.

Pjesa e parë mbyllet me golin e dytë për bardhezinjtë me autorë Buljan dy minuta më pas.

Në pjesën e dytë në minutën e 65', Nimani vulos shifrat duke shënuar golin e tretë për lacianët që vazhdojnë ngjitjen në renditje.

Java e 10 të vazhdon me ndeshjet Tomorri - Bylis, Tirana - Kukësi dhe Teuta - Vllaznia.

(d.b/shqiptarja.com)