Ndalet Partizani, kontestime për
teatër në Pukë, FSHF nis hetimet

Ndalet Partizani, kontestime për<br />teatër në Pukë, FSHF nis hetimet
Pas 11 javësh fillojnë aludimet e para për ndeshjet e kampionatit shqiptar të futbollit duke sfumuar paraqitjen e Skënderbeut në Europë, por mbi të gjitha edhe cilësinë e Superiores me Partizanin në krye që nuk e provon shijen e humbjes ende. Është pikërisht fundi i renditjes ai që ka tërhequr vëmendjen sesa kryesuesit me fillimin e kampionatit pas ndeshjeve të kombëtares.

Ndeshja e zhvilluar në Pukë mes Tërbunit vendas dhe miqve nga Ballshi është kontestuar nga tifozët pavarësisht fitores duke parë rrjedhën prej së cilës erdhi. E ndërsa të gjithë prisnin që të ishte një ndeshje e luftuar për t’i shpëtuar fundit të renditjes, ndodhi e kundërta, u shënuan 6 gola njëri më lehtë se tjetri pa grindë në fushë edhe pas paralajmërimit të delegatit.

Tërbuni mori fitoren e parë pas tre muajsh në një 90’ që për nga mënyra dhe lehtësia me të cilën u shënuan 6 gola ishte e pashmangshme për të mos u ngritur aludime nga tifozët që në fund nuk e duartrokitën, por vërshëllyen ekipin e tyre.

Gjithçka nisi me golin e Tushes në të 12 për t’u pasur me të Vatnikajt në të 40, ndërsa reagimi i miqve ishte mjaft i çuditshëm. Në të dytën Vatnikaj shënoi edhe golin e tretë, ndërsa Pepa ngushtoi diferencën për Bylisin, por në 10’ e fundit Marku plotësoi pokerin për Pukën, ndërsa Papa e mbylli 4-2 ndeshjen, që vetëm e tillë nuk mund të konsiderohej, pasi në fushë nuk kishte rivalitet, por 22 ‘birila’ duke u krahasur me teatrin dhe shuar dëshirën e entuzizmin për t’u rikthyer në stadium.

Pas ndeshjes stafi teknik i Tërbunit shpreh habinë për rastet e humbura, ndërsa ballshiotët nuk kanë shumë argumente duke e cilësuar të turpshme, por do pasohet nga një analizë e thellë, si gjithmonë.

Ndërkohë që Komisioni i Etikës në FSHF ka njoftuar se ka nisur hetim për ndeshjen e zhvilluar në Pukë, teksa do të shqyrtojë pamjet filmike dhe raportet e zyrtarëve të ndeshjes për të dalë në një përfundim nëse ndeshja ka qenë e trukuar apo jo.


Në sfidën e zhvilluar në Vlorë, Partizani u ndal në një barazim pa gola nga Flamurtari, por që nuk u mposht duke vazhduar rekordin e pathyeshmërisë këtë edicion.

Pas ndeshjes Starova u shpreh i kënaqur me barazimin, ndërsa në Vlorë shpresojnë që do të jetë pika e kthesës. Në ndeshjen e fundit të ditës së mërkurë Teuta mundi Vllaznië 0-1 duke e zhytur akoma më shumë në fund. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën