Ecuria prej shtatë fitoresh radhazi e Tiranës në kampionat është ndalur këtë javë nga Skënderbeu që në kryeqytet ka arritur të marrë një pikë falë barazimit me shifrat 1-1.
Në ‘Air Albania’ bardheblutë u shtangën në minutën e 26 kur Dejvi Bregu arriti të kalonte në avantazh korçarët. U deshën shumë përpjekje të Tiranës për të gjetur golin, pasi barazimi do të vinte në minutën e 76. Për pjesën e mbetur të lojës bardheblutë u përpoqën në të gjithë mënyrat, por në fund nuk ia dolën të shkonin më shumë se shifrat 1-1.
Ky ishte barazimi i parë për Tiranën që prej dhjetorit kur Egbo mori drejtimin.
Skenderbeu nuk ndali por e vuri poshte, por cti besh gjyqtarit qe lejon faullin te egzekutohet dy metra me afer dhe me topin ne levizje,Gripshi kishte mundesine ta zhbente ndihmen qe iu dha Tiranes por topi nuk ju bind,sidoqofte barazimi eshte humbje per pretendentet e titullit.
Përgjigju