TIRANE- Arrestimi i Emiljano Shullazit ka qënë më shumë një parandalim i një vrasje që ishte parashikuar të bëhej në qytetin e Shkodrës se sa një arrestimin i një personi me precendentë penale.
Të paktën kështu kanë deklaruar burime pranë policisë së Tiranës, të cilat thanë se nga mbajtja në vëzhgim dhe përgjim e Shullazit, kishin arritur të vilnin të dhëna se ai së bashku edhe me disa persona të tjerë mes të cilëve dhe shtetasi nga Vlora Elidon Harizaj, kishin planifikuar eleminimin e një personi në qytetin verior. Burimet pranë policisë nuk bëjnë me dije identitetin e shtetasit që ishte vënë në shenjestër të Shullazit, por thanë se dhe ai është individ me precedentë penalë.
Këto informacione kanë ndikuar që policia e Shtetit të organizojë një operacion blic, i cili është menduar të egzekutohet nga forcat speciale RENEA. Teksa ishte duke udhëtuar në mbrëmje në drejtim të Shkodrës, pikërisht në qytetin e Lezhës forcat RENEA të informuara nga lëvizjet e Emiljano Shullazit kanë bërë ndalimit e tij së bashku me shtetasin nga Vlora Elidon Harizaj. Dy personat nuk kanë bërë asnjë rezistencë ndaj forcave të policë, por në momentin e arrestimit Shullazit i janë sekuestruar dy armë zjarri pistoletë dhe disa paisje elektronike që shërbenin për të hyrë në valët e radiove të efektivave të Policisë së Shtetit.
sg/eq/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com