Ministria e Punëve të Jashtme në vend ka reaguar ndaj ngjarjes së një dite më parë, ku gazetari i Top Channel Marin Mema, u ndalua nga autoritet greke ne kufi duke u cilësuar “person që përbën rrezik kombëtar”.
Sipas një daklarate të këtij institucioni mësohet se sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme Gazmend Turdiu, ka thirrur përfaqësuesin e ambasadës në Tiranë, zotin Evangelos Tsolkas. “Ministria e Punëve të Jashtme e ka ndjekur me vëmendje këtë rast dhe raste të tjera të mëparshme.
Ministria e Punëve të Jashtme gjykon se pengesat në realizimin e të drejtës për lëvizjen e lirë, nuk janë në përputhje me vullnetin e shprehur nga të dy palët, me nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe japin një sinjal jo pozitiv,”- thuhet në deklaratën zyrtare të MPJ.
Ndërkohë bëhet e ditur se zoti Turdiu i kërkoi zotit Tsolkas edhe arsyet e një vendimi të tillë lidhur me gazetarin Mema, por nuk bëhet e ditur se cila ka qenë përgjigja e përfaqësuesit të ambasadës greke në Tiranë.
Gjithashtu është kërkuar nga zoti Turdiu rishqyrtimi të rishqyrtohen dhe zgjidhja sa më shpejt ekëtyre rasteve nga autoritetet kompetente greke.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Gazetari u ndalua paraditen e së dielës nga pala greke