E drejta e jetës mbrohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (neni 21) dhe disa akte ndërkombëtare. Në antitezë me këtë të drejtë themelore, armët e shperndara në Shqipëri gjatë ngjarjeve të vitit të mbrapshtë 97’ ende vazhdojnë të vrasin. Ato janë një rrezik real dhe serioz për sigurinë e njerëzve në kon ikt, për sigurinë individuale dhe atë publike në tërësi. Shoqëria jonë ka me mijëra arsye, për të rikthyer besimin për jetën, punën, pronën, për zhvillimin e demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Të dhënat që vijnë nga kronikat tregojnë se armët pa leje, që egzistojnë në terren, po shkrepen për llogari te larjes së hesapeve dhe të gjakmarrjes, për kanosjen e kundërshtarit, në shtëpi dhe në ambiente publike dhe kundër uniformave të sigurisë gjatë operacioneve policore. Viktimat e përdorimit të armëve janë të rritur dhe minorenë, babai ose nëna, bashkëshorti ose bashkëshortja, djali ose vajza, vëllai ose motra, punonjësi civil apo me uniformë. Fenomeni I gjakmarrjes në Shqipëri rilindi dhe u zhvillua gjatë viteve të tranzicionit, duke u kthyer në një fenomen shumë shqetësues për shoqërinë, sepse cënon të drejtën më të rëndësishme të njeriut, të drejtën e jetës..
Po për shkak të gjakmarrjes, në vendin tonë ka patur dhe ka pasoja të tjera negative dhe regresive, sikurse mund të e personave pa dallim gjinie e moshe, duke u mohuar atyre një sërë të drejtash kushtetuese themelore, si atë të lëvizjes së lirë, të arsimimit, të punësimit, të përfitimit të kujdesit shëndetësor, të votimit, të lirisë së organizimit, të lirisë së bindjes dhe shfaqjes së saj etj.
ROLI I KËSHILLIT KOMBËTAR KOORDINUES KUNDËR GJAKMARRJES
Shumë vite më parë, parlamenti shqiptar aprovoi Ligjin nr 9389, “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes”. Por edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë nga aprovimi i tij dhe nxjerrja në gazetën zyrtare, ky ligj nuk ka gjetur zbatim në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë. Ligji në fjalë parashikon ngritjen e një Këshilli Koordinues, që ka për detyrë hartimin e strategjisë kombëtare për luftën kundër gjakmarrjes në planin ekonomik, social, legjislativ etj.. si dhe përcaktimin e masave konkrete për organet ekzekutive e ato të pushtetit vendor.
Ligji nxit, gjithashtu, koordinimin dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shtetërore dhe organizatave jo timprurëse për organizimin e luftës kundër fenomenit të gjakmarrjes; por duke nisur që nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit (më 01.06.2005) e deri më sot rezulton se ky këshill nuk është mbledhur asnjëherë. REKOMANDIMET Lidhur me zbatimin e këtij ligji, Avokati i Popullit shprehet se i është rekomanduar Këshillit të Ministrave, për vite me radhë, përgatitja dhe nxjerrja e akteve nënligjore të parashikuara në nenet 4, 5 dhe 6 të këtij ligji”, por edhe pse ky rekomandim është mirëpritur dhe ka filluar puna per ngritjen e Sekretariatit Teknik ne zbatim te nenit 6 te ligjit te lartepermendur,ende ligji në fjalë nuk ka gjetur zbatim të plotë.
Janë tre vendime qeverie që do duhet të miratohen: I pari: Për bashkëpunimin institucional ndërmjet organeve përgjegjëse: Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Këshillit Koordinues. I dyti : Për organizimin dhe koordinimin e Këshillit Koordinues me organet e qeverisë vendore. I treti: Për organizimin dhe funksionimin e sekretarit teknik pranë Këshillit Koordinues. Ndërkohë që, sipas tij, është informuar disa herë edhe Presidenti i Republikës nw lidhje me thirrjen e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes, por prej tij nuk ka patur reagim pozitiv.
Nderkohë që, referuar Ligjit nr. 9389, mungesa e akteve nënligjore përkatëse, praktikisht e bën të pamundur funksionimin e Këshillit Koordinues. Në vijim, sipas Avokatit të Popullit, i është rekomanduar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që të luajë rol më të madh pozitiv e parandalues për përmirësimin e programeve mësimore, që të sigurohet mirëarsimimi dhe mirëedukimi i brezit të ri me frymën e tolerancës, jo dhunës, pranimin e diversitetit, kundër vetëgjyqësisë, hakmarrjes e gjakmarrjes; trajnimin e mësuesve të zonave, ku është e përhapur gjakmarrja.
Gjithashtu i është rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë që t’u ofrojë personave të ngujuar nga gjakmarrja shërbim shëndetësor në shtëpi, sipas paketës bazë të Kujdesit Shëndetësor Parësor, që çdo qendër shëndetësore, nëpërmjet mjekut të familjes, u ofron pacientëve që janë regjistruar pranë saj.
Plotësimi i këtyre rekomandimeve dhe thirrja sa më parë nga Presidenti i Republikës i Këshillit Kombëtar Koordinues shtrohet sot si një detyrë imperative për vendin. Aq më tepër që shqetësimin e këtij fenomeni, sidomos vitet e fundit, po e vuajnë edhe disa vende të BEsë për shkak të disa azilkërkuesve shqiptarë, të cilët pretendojnë se në Shqipëri u rrezikohet jeta nga gjakmarrja. Jeta është një e drejtë, atribut themelor i qënies njerëzore dhe kur kjo jetë hiqet ose merret, në çfarëdo lloj mënyre, njeriu, në të njëjtën kohë eleminohet si mbartës të drejtash dhe detyrimesh.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com