Ndalimi i importit të plehrave
AKIP: Të riciklohen mbetjet tona

Ndalimi i importit të plehrave<br />AKIP: Të riciklohen mbetjet tona
TIRANE- Aleanca kundër Importit të Plehrave doli sot në një deklaratë për shtyp për të përshëndetur dhe mbështetur vendimin e qeverisë për ndalimin e importit të mbetjeve.
 
 “Është gëzim i madh për ne përfaqësuesit e 60 mijë shqiptarëve që firmosën kërkesën për referendum për të ndaluar importin e mbetjeve. Vullneti i shqiptarëve u bë realitet. Akti realizon një premtim të rëndësishëm elektoral duke rritur besueshmërinë tek publiku, por është dhe një fitore për shoqërinë jetën dhe ambientin ku jetojnë qytetarët shqiptarë’- thuhet në deklaratën e AKIP të lexuar nga Lavdosh Feruni.
 
Sipas AKIP ndalimi i importit të plehrave do të sjellë një përqëndrim të ri të industrisë së riciklimit dhe shpresojnë që pr/ligji të gjejë mbështetjen në Parlament.
 
“Do të kursehen shpenzime për qindra njerëz në administratë. Do të kursehet tokë që do të duhej për të akomoduar mbetjet teknologjike të importit. Besojmë dhe shpresojmë se pr/lgiji do të gjejë një konsensus të gjerë në Parlament”- tha Feruni.
  
Feruni shtoi se kompanitë e riciklimit nuk falimentojnë por do të marrë një hov të ri, pasi do të gjenerohen dhe përpunohen mbetjet e vendit tonë.

Qeveria e kryeministrit Rama më 15 shtatori, mori vendim për ndalimin e importit të plehrave. Vendimi ishte një nga 3 vendimet e para të qeverisë me të marrë detyrën dhe pr/ligji pritet të kalojë në Parlament më pas do të dekretohet nga Presidenti. 

Me vendimin e qeverisë u shmang organizimi i referendumit, i cili u dekretua nga Presidenti Nishani për t'u zhvilluar më 22 dhjetor 2013.  Qeveria Berisha nuk ishte dakord për mbajtjen e këtij referendumi. 

LEXO ME SHUME

Referendumi ishte parashikuar te mbahej me 22 dhjetor

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit