Ndalimi i Jacobson, DASH thërret
për sqarime ambasadorin e Kosovës

Ndalimi i Jacobson, DASH thërret<br />për sqarime ambasadorin e Kosovës
Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar lidhur me bllokimin e Ambasadores amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, teksa ajo po hynte në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës për të marrë pjesë në seancën e ratifikimit të Marrëveshjes Kosovë-Serbi.
 
Sipas burimeve të “Zërit”,  DASH e ka thirrur në takim Ambasadorin e Kosovës në SHBA, Akan Ismajli, për t’ju ankuar për dështimin e shtetit të Kosovës për t’i ofruar sigurinë e nevojshme Ambasadores Jacobson.
 
Dje u zhvilluan protesta nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje për të kundërshtuar ratifikimin e Marrëveshjes së parë ndërkombëtare për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
 
Ata kanë penguar deputetët, si dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë, për të hyrë në Kuvend.
 
Ndër të penguarit, ka qenë edhe Ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson, e cila thuhet se ka qenë e penguar edhe fizikisht për të hyrë në Kuvend.
 
Përveç institucioneve vendore, për protestat e djeshme dhe pengimin e hyrjes së deputetëve në Kuvend, ka reaguar edhe vetë Ambasada Amerikane në Kosovë.

Redaksia Online
(lc/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin