Ndalimi i kreut të PD-së në Gramsh, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët gjatë detyrës
Policia e Shtetit sqaron se Elmaz Haruni, kryetar i PD-së në Gramsh kundërshtoi policët gjatë detyrës. Haruni po procedohet në gjendje të lirë.
Policia e Shtetit ka reaguar pas ndalimit të kreut të PD-së në Gramsh, Elmaz Haruni.
Në një njoftim zyrtar, Policia sqaron se Haruni është proceduar në gjendje të lirë për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.
Në njoftim thuhet se Haruni nuk ishte në gjendje të dehur, por personi që e shoqëronte, njëherazi drejtues i mjetit, Artur Rodhe, rezultoi i dehur në masën 0.85mg/l.
Njoftimi i plotë:
Në zbatim të planit te masave nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve rrugore, shërbimet e Policisë Rrugore të vendosura në hyrje të qytetit të Gramshit, kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Benz” me targa AA 387 MR, me drejtues shtetasi Artur Rrodhe, 39 vjeç, banues në Gramsh, ku në mjet ndodheshin si pasagjerë shtetasit E.H.,51 vjeç, banues ne Gramsh dhe shtetasi E.Z, 35 vjeç, banues ne Gramsh.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit, pasagjeri shtetasi E.H., ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e policisë të cilët ishin duke kryer detyrën. Nga ana e shërbimeve të policisë u bë shoqërimi i mjetit tip “Benz” me targë AA 387 MR me gjithë personat në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan.
Pas bërjes së testit të alkoolit drejtuesi i mjetit shtetasi Artur Rrodhe rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.85 mg/l, i cili u arrestua në flagrancë, ndërsa shtetasi E.H., pas përfundimit të veprimeve të kryera nga OPGJ i Prokurorisë u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 242 të Kodit Penal.
Lajmi kryesor:
“By**q*ra, këlyshë të Fatmir Xhafës”/ Kreu i PD në Gramsh kërcënon policët: Mbajeni mend ç'kam për t’ju punuar! /Video
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Kryepolici Proda takohet me ambasadoren e Japonisë: Prioritet lufta ndaj krimit kibernetik me teknologjinë e avancuar japoneze
21 Janar, 16:28
-
I dënuar në Itali për trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet me qëllim ekstradimin 50-vjeçari
20 Janar, 09:48
-
Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Aludimet e pavërteta na rëndojnë, mos spekuloni! Situatë personale, nuk lidhet as me presionet dhe as me detyrën
19 Janar, 20:03
-
U vra në detyrë 2 dekada më parë, familja e dëshmorit Llambi Bardhi: Shteti të mos braktisë! Dënime më të ashpra kujt ngre dorën ndaj policisë
19 Janar, 14:54
-
“Marrëzia” që s’po merr fund për shqiptarët! Në 1 vit, 369 të arrestuar për poker e baste
18 Janar, 14:49
-
Gramsh/ I vodhi sendet personale një të arrestuari, AMP pezullon Nënkomisarin e Policisë! Gjykata i ndalon daljen jashtë vendit
17 Janar, 17:52
-
Goditi me grusht Policin, arresohet 16 vjeçari në Vlorë
17 Janar, 13:32
-
RENEA zbarkon në Pogradec, 6 në pranga, 28 kontrolle banesash e 207 mijë euro të kapura! Arrestohet Fatjon Bono, më herët u hetua si përkrahës i ISIS, kërkohet vrasësi i kamerierit
17 Janar, 08:14
-
Tiranë/ Goditën punonjësit e Policisë dhe i dëmtuan makinën teksa ishin në krye të detyrës, 4 të arrestuar (EMRAT)
16 Janar, 14:32
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet (EMRI)
15 Janar, 18:35
-
Dy atentatet, Basha: Shqipëria meriton ndarjen e politikës nga krimi, për t’i rikthyer autoritetin uniformave blu
14 Janar, 08:19