Organizata "Drejtësi Sociale" ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për shfuqizimin e udhëzimit të ish-ministres së brendshme (tani zv/kryeministre), Albana Koçiut për për ndalimin për qarkullim të monopatinave elektrike.
Në padi, kërkohet që udhëzimi të shpallet i papajtueshëm me Kushtetutën, të pezullohet menjëherë deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor dhe qytetarëve t’iu rikthehen menjëherë mjetet e bllokuara.
Si motive kryesore për shfuqizimin, padia liston disa cenime dhe shkelje të të drejtave të qytetarëve:
-Cenon lirinë e lëvizjes së qytetarëve;
-cenon lirinë ekonomike dhe veprimtarinë e ligjshme tregtare;
-ndërhyn në të drejtën e pronës;
-shkel parimin e proporcionalitetit;
-cenon sigurinë juridike;
-tejkalon kompetencën normative të autoritetit administrativ.
“Autoriteti administrativ ka zgjedhur masën më ekstreme të mundshme, duke eliminuar tërësisht përdorimin e këtyre mjeteve”, thekson padia.


Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente












