Ndalimi i muzikës ‘venit’ mbrëmjet në Shëngjin! Lokalet me zgjidhje alternative, kthehen në kinema

Në mungesë të muzikës, lokale të ndryshme kanë gjetur mënyra alternative. Njëri prej tyre në zonën turistike të Shëngjinit është kthyer në kinema. Në monitorin e vendosur shfaqen çdo natë filma, por kjo nuk e zëvendëson muzikën dhe këtë e dëshmon numri i klientëve i cili është mjaft i ulët.

"Njerëzit duke pirë kafe tamam si në morg, duke pirë kafe pa muzikë dhe duke pëshpërit me gojë tamam si në morg. Ishte një situatë jo e këndshme dhe u munduam me i dhënë një frymë tjetër kësaj situate. Këtu jemi në oborrin e një shtëpie të vjetër. Është shtëpia e ish oficerëve një ndër ndërtimet më të vjetra të Shëngjinit. E kemi shfrytëzuar oborrin e kësaj shtëpie. Është edhe pak nostalgji për brezat që e kanë përjetuar si periudhë ndoshta më herët se unë jam pak më i ri, por e kam kapur edhe unë pak si fazë këtë të shikuarit të filmave nëpër shtëpia. Kjo ishte mënyra e trajtimit që bëmë për me e kthyer lokalin në kinema. Meqë muzika nuk lejohej ne menduam me i dhënë një lloj fryme të re pak më kreative edhe më solidare. Ambienti është normal shumë më i qetë, është shumë më social dhe lindin edhe diskutime gjatë filmave që shfaqim. Për shembull mbrëmë kishim filmin "14 vjeç dhëndër" edhe "Pallati 176" dhe krijoheshin situata të këndshme komike edhe refleksioni mbi të kaluarën edhe mbi të tashmen, ishte diçka shumë sociale. Për këtë periudhë dëmi është i jashtëzakonshëm për operatorët turistikë që veprojnë të paktën këtu në zonën e Shëngjinit. Me vendimin e qeverisë u hoq edhe ajo pikë shprese që kishim edhe ai entuziazmi i vakët mbaroi. Impakti ishte që natën e parë. Impakti ishte për dy tre orë në drekë që doli lajmi edhe nuk flitej për asnjë gjë tjetër", tha pronari i një lokali.

Akti normativ i Qeverisë në kuadër të masave parandaluese kundër koronavirusit po zbatohet në Shëngjin, por kjo ka dhënë ndikim mjaft negativ për biznesin vendas. Lokalet janë thuajse të boshatisura dhe pronarët e lokaleve e konsiderojnë goditje të rëndë për aktivitetin e tyre vendimin për ndalimin e muzikës. Në këtë situatë ata kërkojnë mbështetje financiare nga qeveria.

 “Në të tilla raste janë vetëm paketat si rimbursimet, sepse ne kemi shtatë punëtorë të siguruar edhe kemi detyrime të përmuajshme, të përditshme edhe çdo sekondë kemi detyrime dhe kosto të jashtëzakonshme edhe normal që e vetmja zgjidhje është rimbursimi i këtij dëmi ekonomik”, u shpreh një nga pronarët.

"Një logjikë shumë e thjeshtë me menduar që është diçka e habitshme, sepse nuk mendoj se zgjidhja e atij problemi që na shqetëson është heqja e artit apo heqja e muzikës. Ndoshta mund të kishin nxjerrë ndonjë akt normativ që nuk lejon tubimet e mëdha, por jo në këtë nivel. Praktikisht çdo turist vjen në këtë vend për ta shiju ose për t'u relaksuar, apo për t'u qetësuar. Nuk mendoj se qetësia vjen duke ndenjur si në mort i themi andej nga ne. Ambienti tani për momentin është edhe restorant dhe restorantet kanë ndenjur deri në njëfarë pike, ama duhet të kuptojmë se niveli i klientelës që kemi nuk është vetëm klientelë restoranti. Deri tani ka funksionuar në gjysmë vetëm restoranti, por pjesa tjetër ka shkuar drejt falimentimit. Turizmi këtë ditë ka qenë duke prit, ndoshta ka qenë e vetmja shpresë për të vazhduar përpara, ama nuk e di sa do të jetë ajo paketa që mund ta kompensojë të gjithë shpenzimet që kemi bërë për të pritur turizmin. Praktikisht për të pasur një shërbim sa më të mirë duhet që të investosh më përpara ndoshta edhe në strukturë edhe në staf. Për momentin unë kam një staf goxha të madh, është gjigant në krahasim me punën që janë duke bërë. Po kur je në ajër dhe nuk e di se çfarë duhet me bë, kjo është diçka shumë problem për ne", tha një tjetër pronar.

Për herë të parë pas kaq shumë vitesh Shëngjinit i mungojnë mbrëmjet muzikore, çka ka bërë që në këtë sezonin turistik  vendi të bie në qetësi.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Teta Ollga: 27/07/2020 01:31

    PO ATY EDHTE PROBLEMI TEK MUZIKA,,S'PO KANE PUNE SPANJA,ITALIA,GREQIA,,DO KEMI NE ME HOTELE NGJITUR ME NUERI -TJETRIN,SHTREMA-SHTREMA,,PA UJE,,DRITA,,KANALIZIME TE UJRAVE TE ZEZA,,,PA PARKING MAKINASH DHE PA PISHINA,,MIRE QE KENI DHE AQ O DITEZINJ,,PO KESHTU SI E KENI BERE BREGUN E DETIT JUVE NUK MERITONI AS 50.000 TURISTE NE VIT NUK MERITONI...

    Përgjigju
  • Muzika: 26/07/2020 19:27

    Se keni idene sa mire dhe qete qe eshte tani pa muziken e cmendur, idiote dhe kakofonike. Gjate shetitjes degjoje se paku 3 lloje te ndryshme muzike...cmenduri kakofonie. Ne lokal e restorante nuk bisedohej dot.. tani ka lezet, degjohet gumezhitja e bisedave midis njerezve.

    Përgjigju
  • Tv im: 26/07/2020 16:08

    Ate televizorin aty ja ka dhuru nje shoqja ime. Kot shesin pordhe kot ato

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja