Ndalimi në treg i lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, jepet vendimi i 3 ministrive

Ndalimi në treg i lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, jepet vendimi i 3 ministrive

Foto Ilustruese

Në kuadër të masave ligjore për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve këtë të martë është firmosur urdhri i përbashkët nga tre ministritë, Ministri i Brendshëm, Ministri i Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, me qëllim parandalimin e rrezikshërisë që përbën përdorimi i tyre në masë nga qytetarët në këto ditë festash.

Përmes urdhrit të lëshuar, specifikohet se artikujt të cilët do të ndalohen në treg, janë  të kategorisë 2 (F2), të kategorisë 3 (F3), përdorimi i të cilave në mjedise të hapura duhet të jetë  nga 5 deri 25 metër nga njerëzit dhe objektet.

Gjithashtu bëhet e ditur se edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave do të ndalojë importin e artikujve piroteknikë dhe fishekzjarrë për përdorim civil në tregun e brendshëm të kategorisë 2 (F2) dhe të kategorive 3 (F3).
Gjithashtu sipas këtij urdhri masat dhe hapat që do të ndërmerren për ndalimin e hedhjes në tregun e brendshëm të artikujve piroteknikë dhe fishekzjarrë për përdorim civil nga publiku i gjerë.

Ndërkohë do të ndalohet prodhimi, importi, eksporti, magazinimi, shitja dhe përdorimi i të gjitha substancave piroteknike dhe fishekzjarrëve, të cilat në përmbajtjen e tyre kanë: squfur, fosfor të përzier me klorat potasiumi, klorate të tjera, apo që përmbajnë njërën nga përzierjet e tilla.

Sipas këtij urdhri specifikohen rastet ku do të lejohet përdorimi i këtyre produkteve të përdoren. Në urdhër bëhet e ditur se përdorimi i tyre do të lejohet  nga subjekte të licencuara për përdorimin e lëndëve plasëse, piroteknike dhe fishekzjarrë, në raste festash kombëtare apo lokale të organizuara nga institucionet publike, evente festive, ose në rast festash familjare (dasma, ditëlindje), e në të gjitha rastet do të lejohen vetëm pas vënies në dijeni të Komisariatit të Policisë, që mbulon zonën.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, Ekspertë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme, Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave, si dhe Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, do të ngrenë Task Forcën, e cila ushtron kontrolle për verifikimin e kushteve në linjat e prodhimit dhe të magazinimit të subjekteve të licencuara për prodhim, import/eksport të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrë, sipas fushave të përgjegjësisë, thuhet në vendimin e urdhrit.

Edhe më herët Ministria e Brëndshme u ka kërkuar të gjitha subjekteve tregtare që të ndërpresin importin, magazinimin dhe tregtimin e të gjitha lëndëve plasëse, mjeteve shpërthyese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë