Ndalohen 16 klandestinë sirianë
dhe sudanezë në kufirin me Greqinë

Ndalohen 16 klandestinë sirianë<br />dhe sudanezë në kufirin me Greqinë
GJIROKASTËR - Ndalohen të tjerë emigrantë klandestinë në kufirin shqiptar. Këtë herë ishte rradha e 16 klandestinëve nga Siria dhe Sudanit. Këta persona janë ndaluar gjatë natës në dy operacione të ndryshme nga Policia Kufitare e Gjirokastrës të zhvilluar në orët e para të ditës së sotme.

Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se, operacioni i parë është zhvilluar në fshatin Glinë, ku janë ndaluar 11 emigrantë klandestinë që kishin hyrë nga Greqia. Mes 11 klandestinëve ishin, 3 femra, 2 fëmijë dhe 6 burra.

Pak orë më vonë në fshatin Jergucat janë ndaluar edhe pesë klandestinë të tjerë. Policia bën të ditur se, evidentimi dhe ndalimi i emigrantëve klandestinë është bërë përmes mjeteve logjistike moderne me anë të pamjeve termike.
 
Redaksia online
(pn/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca