Ndalohen 17 pakistanezë dhe sirianë në Kakavijë, në pranga 4 shqiptarët që i ndihmuan

Ndalohen 17 pakistanezë dhe sirianë në Kakavijë, në pranga 4 shqiptarët që i ndihmuan

Foto ilustruese

Policia kufitare e Kakavijës ka ndaluar 17 klandestinë pakistanezë dhe sirianë të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar përmes kufirit jeshil me Greqinë. Në pranga kanë rënë katër shtetasit shqiptarë që i ndihmuan të kalonin kufirin dhe të vijonin udhëtimin në territorin shqiptar. 17 klandestinët po udhëtonin në katër automjetet e shqiptarëve në momentin e ndalimit në rrugën dytësore në afërsi të aksit rrugor Jorgucat-Kakavijë.

Njoftimi i policisë:

Kakavije, Gjirokastër

Vijon puna për goditjen e rasteve të trafikut të klandestinëve.

Arrestohen në flagrancë katër shtetas për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Nga shërbimet e Grupit Operacional të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër në bashkëpunim me Specialistët kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të klandestinëve nga vendet e treta, të cilët hyjnë në territorin shqiptar në mënyre të paligjshme nëpërmjet kufirit jeshil me Greqinë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-Rasim Koxha, 48 vjeç, banues në Durrës, drejtues i automjetit tip Toyota me targa AA 108 MI,

-Riza Hysa, 57 vjeç, banues në Burrel, drejtues i automjetit tip Audi, me targa AA 171 GK,

-Besim Hysa, 34 vjeç, banues në Tiranë, drejtues I automjetit tip Mercedes-Benc, me targa AA 542 HB,

-Gëzim Zeka, 29 vjeç, banues në Krujë, drejtues i automjetit tip Volsëagen, me targa AA 737 MM.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimi i Grupit Operacional të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, në rrugën dytësore në afërsi të aksit rrugor Jorgucat-Kakavijë duke transportuar me automjetet e tyre shtatëmbëdhjetë shtetas të huaj nga vendet e treta.
Konkretisht gjashtëmbëdhjetë nga Pakistani dhe një nga Siria.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i katër automjeteve dhe katër telefona celular. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 298/3 I Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 06/06/2018 12:32

    Kontrabandistët dënojini rëndë...dyfish më tepër nga ç’parashikon ligji dhe informacionin e dënimit shpërndajeni or e minut nëpër televizione që minj të tjerë të friksohen. Klandestinët të kthehen andej nga erdhën, urgjent!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun