TIRANE - Policia ka dyshime të forta se grabitësit janë informuar nga vetë shefi i sigurisë së bankës që mëngjesin e së premtes “Union Bank” do të transportonte cash mbi 2 milionë euro. Mbi këto argumente, policia e kryeqytetit ndaloi tre ditë nga grabitja, drejtorin e departamentit te sigurimit te bankës dhe shoqëruesin e vlerave monetare pranë kësaj banke. Qirjako Taçe, 54 vjeç dhe Robert Fetah, 50 vjeç akuzohen për shpërdorim detyre. Ata dyshohet se i kanë ofruar informacion grabitësve për vlerën e madhe të parave që banka do të transportonte të premten dhe vendin nga ku dilnin lekët.
 
"Këto shtetas janë të dyshuar se kanë bashkëpunim me autorët e ngjarjes, duke mos ushtruar kompetencat e tyre, si detyrë funksionale, dyshohet se kanë ofruar mundësimin apo krijimin e kushteve për dhënie informacioni", -thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. 
 
Drejtoresha e bankes email Shoqerise se Sigurise: Rrisni masat, transportohet shume e madhe!

Hetimet duket se do te perqendrohen edhe brenda Shoqerise se Sigurise. Shqiptarja.com mëson se një ditë para grabitjes, drejtoresha e “Union Bank” i ka kërkuar shoqërisë private të sigurisë që të vinte në dispozicion një grup të gatshëm për sigurimin e parave nga aeroporti i Rinasit drejt Vienës. Cka do te thote se informacioni per levizjen e sasise se madhe te parave nga banka, ishte i njohur edhe per shoqerine private qe ruante sigurine e "Union Bank".

Grabitja e bankes ne mes te dites, rojet "dorezuan" armet vetem me nje shuplake
Tre persona te maskuar dhe te armatosur grabiten mengjesin e se premtes nje sasi te konsiderueshme parash ne momentin kur parate nxirreshin nga banka per tu transportuar me tej me furgon te autoblinduar. Autoret kane shfrytezuar neglizhencen ne pune te rojeve private te sigurise per te realizuar fare lehtesisht grabitjen.

Mjaftoi vetem nje shuplake e autoreve, qe policet private te dorezojne armet. Pas grabitjes se parave tre autoret u larguan me makinen shoqwruese te parave te cilen e braktisen ne rrugen "Sulejman Vathi" per tu larguar me nje automjet tjeter. Per te njejten akuze, ate te shperdorimit te detyres, policia e Tiranes ka ndaluar edhe 6 rojet e sigurise te bankes, te cilet jane personat qe shoqeronin parate ne momentin e grabitjes.
 
Njoftimi i plote Policise se Tiranes per Grabitjen te Union Bank
Në vijim të hetimeve për zbardhjen e vjedhjes me armë të “Union Bank” e ndodhur më datën 13.02.2015, nga ana e Specialistëve të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë u bë ndalimi i shtetasve për veprën penale “Shpërdorim detyre”:

· Qirjako Sotir Taçe, 54 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor Departamentit të sigurimit të Bankës.

· Robert Anesti Fetah, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shoqërues i vlerave monetare pranë kësaj banke.

Këto shtetas janë të dyshuar se kanë bashkëpunim me autorët e ngjarjes, duke mos ushtruar kompetencat e tyre, si detyrë funksionale, dyshohet se kanë ofruar mundësimin apo krijimin e kushteve për dhënie informacioni.

Personat e maskuar dhe të armatosur kanë braktisur automjetin në rrugën “Sulejman Vathi” dhe janë larguar me një automjet tjetër.

Lidhur me këtë vjedhje u arrestuar edhe 6 - shtetas punonjës të ekskortës së SH.R.S.F “Euro Gjici”, shoqërues të vlerave monetare.

6 punonjësit e sigurisë të arrestuar:

Isuf Gjici, 55 vjeç
Artan Dervishi, 43 vjeç
Dritan Duka, 24 vjeç
Saimir Nikoci, 32 vjeç
Ilir Syla, 45 vjeç
Tomorr Hidri, 42 vjeç

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)