3 persona janë arrestuar dhe një është shpallur në kërkim në Lezhë dhe në Korçë, pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Sipas bluve të Lezhës, në bashkëpunim me SHÇBA-në, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative së me një mjet autobus po transportoheshin emigrantë të paligjshëm në drejtim të Shkodrës, në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i M+" është bërë lokalizimi dhe ndalimi i mjetit të dyshuar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin autobus me drejtues shtetasin Gjovalin Lasku 54 vjeç dhe Avdi Allko 31 vjeç, banues në Kamëz, u konstatuan 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, të cilët po transportoheshin në drejtim të Shkodrës, kundrejt fitimit.
Në vijim të veprimeve të policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Gjovalin Lasku dhe Avdi Allko, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, disa bileta udhëtimi dhe 2 aparate celular.
Sakaq në Korçë një shtetas u arrestuar dhe një tjetër u shpall në kërkim duke transportuar kundrejt shpërblimit 22 emigrantë të paligjshëm.
Policia vuri në pranga shtetasin N. R., 41 vjeç, banues në Fier dhe u shpall në kërkim shtetasi F. Q., 28 vjeç, banues në Durrës.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.6%
-
Keq
61.6%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 950
Lajme të tjera
-
Lezhë, myslimanë e katolikë bashkë në festën e 'Shën Markut'
26 Prill, 15:15
-
'Nikaj ka probleme', Ivan Gvozdenovic: Skënderbeu ia del me tifozët për në 'Final 4'
26 Prill, 11:48
-
Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat
26 Prill, 08:50
-
Pogradec/ Kërkohej për plagosjen e shokut, kërcënon me armë punonjësit e Task Forcës që shkuan të verifikojnë ndihmat ekonomike
25 Prill, 16:50
-
‘Shërbim cilësor dhe pastërti!’ Shëngjini “përvesh mëngët” të mos zhgënjejë turistët
25 Prill, 15:09
-
Korçë/ Po transportonin 3 thashë me kanabis me makinë, arrestohen 2 persona
25 Prill, 09:35
-
Shëngjin, rrezikonin të mbyteshin nga dallgët teksa peshkonin, shpëtohen 2 persona nga Policia Kufitare
24 Prill, 16:27
-
I burgosuri me karrocë largohet nga burgu i Shën Kollit: Faleminderit Zotit që ia arritëm kësaj dite
24 Prill, 14:18
-
Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj: Uroj, askush të mos e provojë qelinë
24 Prill, 13:18
-
Djali i Tom Doshit shkaktoi aksident, por policia e la të ikte, pyetet Drejtori i Policisë Lezhë! Dyshohet se telefonoi shefin e Qarkullimit që ta favorizonte
24 Prill, 11:08
-
Korçë/ vijon ndërtimi i rrugës Maliq-Lozhan, shikoni ku janë punimet
24 Prill, 10:30
-
Korçë, 55 të burgosur lënë sot burgun e Drenovës, 73 të tjerë përfitojnë ulje dënimi
24 Prill, 10:12