Ndalohen 40 klandestinë nga Lindja
e Mesme, i mashtruan: Jeni në Itali

Ndalohen 40 klandestinë nga Lindja<br />e Mesme, i mashtruan: Jeni në Itali
GJIROKASTER -  Një tjetër operacion policie për ndalimin e klandestinëve të dëbuar nga Greqia dhe që shfrytëzohen nga trafikantët për t’i kaluar drejt vendeve të BE-së ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kakavijë kur policia kufitare ndaloi 34 të tillë nga Maroku, Afrika e Algjeria. Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua në orën 5:00 në fshatin Radat. 

Po ashtu, më herët, gjatë natës, janë kapur në Librazhd 6 shtetas pakistanezë, që ishin nisur nga Selaniku me nje kamion me targa turke drejt Italisë. Ata nuk e njihnin drejtuesin e kamionit, që kur ka mbërritur në Librazhd i ka mashtruar duke u thënë se mbërritën në Itali duke i marrë secilit nga 200 euro.

Pasi i ka kapur klandestinët, policia ka nisur hetimin për transportuesin.

Çdo ditë policia kufitare shqiptare ndalon klandestinë etj. Kamerat termike të vendosura në kufirin shqiptaro-grek mundësojnë identifikimin dhe bllokimin e tentativave për kalimin e emigrantëve të paligjshëm nga vendet e tjera drejt BE-së duke përdoru Shqipërinë si vend tranzit.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban