Gjykata në Rusi shpall LGBT 'ekstremiste'

Gjykata në Rusi shpall LGBT 'ekstremiste'

Moskë

Gjykata në Rusi vendosi që lëvizja LGBT duhet të konsiderohet “ekstremiste” dhe aktivitetet e saj duhet të ndalohen.

Gjykata e Lartë Ruse u mblodh në lidhje me aktivitetet e lëvizjes LGBT në vend me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë.

Në mbledhjen, e cila ishte e mbyllur për publikun, u vendos që lëvizja LGBT të cilësohet si ekstremiste dhe të ndaloheshin aktivitetet e saj, raporton media turke Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë ruse të Drejtësisë më 17 nëntor, thuhet se në aktivitetet e lëvizjes LGBT u zbuluan elemente të ndarjes shoqërore dhe fetare dhe se kjo ishte në kundërshtim me ligjin federal.

Në deklaratë theksohej se është bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë Ruse për ta konsideruar lëvizjen LGBT si “ekstremiste” dhe për të ndaluar aktivitetet e saj në vend.

Me dekretin e nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin vitin e kaluar, marrëdhëniet homoseksuale në vend u përfshinë në sferën e “ideve dhe vlerave shkatërruese për shoqërinë ruse”.

S.S/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër