Një incident i pazakontë është shënuar gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Lezhë, ku dy qytetarë janë ndaluar nga policia dhe janë shoqëruar në komisariat. Njëri prej tyre është mbështetës i Partisë Demokratike, ndërsa tjetri një protestues per pronat nga Rrjolli i Velipojes.
Ata janë mbajtur në ambientet e komisariatit për rreth katër orë, deri në përfundim të axhendës së kryeministrit dhe largimit të tij nga qyteti. Rasti është denoncuar nga Festim Meta, njëri prej personave të shoqëruar, i cili ka deklaruar se në momentin e ndalimit ishte duke shkuar në shtëpi dhe se nuk i është dhënë asnjë arsye nga policia për shoqërimin.
Ndërkohë, burime nga policia e Lezhes bëjnë me dije se ndalimi i tyre është kryer pasi kishte informacione se dy personat mund të krijonin incidente gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama, ndaj dhe është ndërhyrë në mënyrë parandaluese.
Lajmi kryesor:
Lezhë/ Përfundon rruga 6.3 kilometra në Rrilë, lidh fshatin me Hidrovorin e Tales dhe autostradën Lezhë-Tiranë! Rama këqyr nga afër investimin










