Ndalohet 35-vjeçari në Kapshticë, kapet me rreth 25 mijë euro të padeklaruara në makinë

Ndalohet 35-vjeçari në Kapshticë, kapet me rreth 25 mijë euro të padeklaruara në makinë

Paratë e sekuestruara

KORÇË- Një 35-vjeçar nga Pogradeci është ndaluar nga policia kufitare në Kapshticë, pasi është kapur me një shumë eurosh të padeklaruara.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të policisë në mjetin tip ‘Opel’ të 35-vjeçarit me iniciale F.R, banues në Pogradec, policia gjeti dhe sekuestroi 24.980 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj 35-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?