Ndalohet deputeti i Vetëvendosjes
pas grushteve mbi kolegun në TV

Ndalohet deputeti i Vetëvendosjes<br />pas grushteve mbi kolegun në TV
PRISHTINE-Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi është ndaluar nga policia pas sherrit dhe grushteve ndaj deputetit të Nismës, Milaim Zeka.
 
Me urdhër të prokurorit ai është ndaluar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim. Frashër Krasniqit i janë caktuar 24 orë paraburgim për dhunën që ushtroi mbi kolegun e tij në një studio gjatë një emisioni televiziv.
 
Sherri mes dy deputetëve në TV
Gazetari dhe njëherazi deputeti i NISMA-s Milaim Zeka është rrahur me grushte me kolegun e tij të Vetëvendosje-s, Frashër Krasniqi në studion e Klan Kosovës mbrëmë.
 
Ata kanë shkëmbyer akuza të ashpra në adresë të njëri-tjetrit çka ka sjellë edhe degjerimin e debatit në dhunë fizike, ndërsa drejtuesi i emisionit nuk ka mundur të bëjë asgjë.
 
"T’i je i vetmi person që merresh me nana me emra. Ti i ke thanë gazetares së RTK-së lopë. Arsyeja pse kam pranu me ardhë në debat është veç me t’i thane do sene.
 
Ti je kriminel, ti ke gjujtë me zollë në Kuvend”, i është drejtuar Zeka Krasqinit. Por as ky i fundit s'ka mbetur pas në sulmet ndaj Milaim Zekës.
 
"Ti je personi ma i degradum, që krejt karriera jote politike karakterizohet me manipulime. Ke ba biznes me Serbinë, bash në kohën e luftës në Kosovë. Ti je shok i ngushtë i Xhabir Zharkutj
”, ka thënë Krasniqi.
 
Pas këtyre akuzave të ndërsjella ka nisur edhe përleshja fizike mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Milaim Zeka
Dhuna ndaj Milaim Zekes

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot