TIRANE - Ish-efektivi i Gardës së Republikës, Fatos Skeja është arrestuar për pak orë ditën e sotme nga policia e Tiranës. Rreth orës 15:30 është bërë arrestimi dhe rreth orës 18:30 lirimi i tij me detyrim paraqitje nga prokurorja e çështjes.
Sipas burimeve policore, ndalimi i Skejës është bërë, pasi ai ka tentuar të gjobisë një biznesmen të huaj me 100 mijë euro.
Skeja ka qenë i akuzuar edhe si ndërmjetësues në familjen e viktimës së 21 Janarit, Hekuran Dedës për t'i bindur, që në këmbim të një valixheje me para të prisnin një vizitë në shtëpi ish-kryeministrin, Sali Berisha.
Pak kohë më parë mbërriti padia e Zabit Dedës, njërit nga vëllezërit e Hekuran Dedës - një nga katër personat që u vranë në ngjarjet e 21 Janarit. Sipas Zabit Dedës, ish-efektivi i Gardës Fatos Skeja tentoi ndërmjetësimin e vizitës së Sali Berishës në familjen Deda, duke iu ofruar para.
Ndërkaq, vijojnë seancat gjyqësore për ngjarjet e "21 janarit", e konkretisht nesër në orën 10:00 do të nisë gjyqi në Gjykatën e Apelit.
Fatos Din Skeja, me detyrë oficer i Gardës së Republikës pranë Degës së Personaliteteve njihet edhe si shofer i familjes së Shkëlzen Berishës. Emri i Fatos Skejës del si aksioner në të famshmin projekt ndërtimi tek “Liqeni Artificial” i Tiranës, projekt i cili u bë mollë sherri disa kohë më parë mes PS-së e PD-së.
Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com