VLORE- Një gomone e cila dyshohet se do të përdoret për të trafikuar lëndë narkotike në drejtim të Greqisë, është sëkuestruar nga policia e Vlorës.
Gomonia është sekuestruar ditën e djeshme nga Strukturat e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Vlorë dhe Delta Force, në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut”, në sajë të alternimit të shërbimeve detare dhe atyre tokësore.
Ndërkaq është arrestuar edhe drejtuesi i këtij mjeti, i cili është shtetasi Chrysanthos Zavitsanos 47 vjeç.
Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Vlorës, ndërsa mësohet se gomonia është me gjatësi 9.5 metra, e pajisur me dy motorë të fuqishëm “Yamaha” 350 kuaj fuqi secili.
Sipas Policisë së Vlorës, “mjeti lundrues ishte furnizuar me karburant dhe kishte ardhur nga ujërat greke, dhe mendohet se do të përdorej për të trafikuar lëndë narkotike në drejtim të Greqisë”.
Ndërkaq, bëhet me dije sepo kryehen veprime procedurale dhe hetime të mëtejshme.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com