Ndalohet grumbullimi më shumë se 10 veta/ Parlamenti mblidhet të enjten! Opozita interpelancë me Ramën dhe Manastirliun

Ndalohet grumbullimi më shumë se 10 veta/ Parlamenti mblidhet të enjten! Opozita interpelancë me Ramën dhe Manastirliun

Foto ilustruese

TIRANË- Ndonëse Komiteti Teknik i Ekspertëve ka ndaluar grumbullimet me më shumë se 10 veta në ambient ta hapur dhe të mbyllur, Report Tv mëson se Kuvendi ka planifikuar të zhvillojë seancën plenare ditën e enjte.

Një vendim i tillë është bërë i ditur dhe në faqen zyrtare të Kuvendit ku është publikuar rendi i ditës. Seanca e së enjtes është parashikuar të nisë me një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, thirrur nga deputeti Ralf Gjoni dhe interpelanca me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Nuk dihet nëse Kuvendi ka marrë një leje të posaçme nga Komiteti Teknik, për këtë mësohet se kryetari Gramoz Ruçi do të jap një komunikim ditën e nesërme në Konferencën e kryetarëve. Fillimisht Kuvendi njoftoi se do të anuloheshin të gjithë seancat plenare deri në një vendim të dytë, por sot Ruçi ka dalë me një urdhër të dytë ku njofton deputetët që të enjten ka seancë.

( Kliko këtu ) Urdhri i Kryetarit të Kuvendit dhe rendi i ditës për seancën plenare datë 26 nëntor 2020,

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite