Policia e Durrësit ka gjetur dhe sekuestruar mbrëmjen e sotme 2 kilogramë heroinë në Portin e Durrësit. Lënda narkotike është gjetur në një kamion në portin e qytetit bregdetar.
Kamioni do të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari, ndërsa policia kishte informacione se në mjet kishte drogë.

Heroina e sekuestruar në Portin e Durrësit
Njoftimi i policisë:
Në mjetin tip ‘Skania’ të ngarkuar me pelet, drejtuar nga shoferi Drilon Istrefi, gjatë kontrollit në vijën e dytë u konstatuan 4 pako të dyshuara me lëndë narkotike të llojit heroinë. Këto pako u gjendën të fshehura në kabinë.
Nga një analizë risku e kryer nga punonjësit e Policisë Kufitare dhe Dogana, në vijën e dytë të kontrollit të mjetit, rezultoi se duhej kontrolluar në detaje. Hetimet po vijojnë dhe për këtë shkak nuk mund të jepen më shumë detaje.

d.c./shqiptarja.com
LAJMET MË TË VLERËSUARA