Një shtetas iranian ka paraqitur kërkesë për azil në Kosovë, pasi u kap në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” me një pasaportë belge që nuk ishte e tij.
Lajmi është bërë i ditur nga Radio Europa e Lirë.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur më 18 gusht kur iraniani mbërriti në Prishtinë. Në pikën e kontrollit ai ka paraqitur dokumentin belg por më pas ka pranuar se pasaporta nuk i përkiste atij.
Ai deklaroi se ishte shtetas iranian dhe se nuk kishte dokumente personale me vete, ndërsa u tha autoriteteve se ndihej i kërcënuar në Iran.
Drejtori i Qendrës për Azil, Fitim Zariqi, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se kërkesa për azil dhe se ajo do të shqyrtohet nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas tij, procedura mund të zgjasë deri në gjashtë muak








Komente
Komento