Greqia nderon Anastasin, shërbesa e liturgjisë hyjnore në Mitropolinë e Athinës,i pranishëm Mitsotakis e ambasadorja shqiptare! Lutje në kishat ortodokse në Shqipëri

ATHINE - Greqia nderoi sot kryepeshkopin e  Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos  i cilu u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25  janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë ku ishte i shtruar prej 3 janarit.

Në Mitropolinë e Athinës, nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe i Shën Vlasit, Jerotheosi. drejtoi shërbesën e liturgjisë hyjnore për prelatin, i cili drejtoi kishën ortodokse shqiptare për 33 vite. Më pas u mbajt mesha u drejtua nga kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronimos

Thuajse të gjitha figurat më të larta të shtetit grek, që nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, presidentja e shtetit fqinj, kryetarit të kuvendit të Greqisë dhe një sërë figurash ushtarake dhe personalitetesh dhe drejtues të lartë të kishës ortodokse ishin të pranishëm në homazhe.

Nuk munguan as figurat nga Shqipëria! E pranishme në homazhet për nder të kryepeshkopit shqiptar ishte edhe ambasadorja jonë në Athinë Luela Hajdaraga, si Fredi Beleri tashmë si eurodeputet i Greqisë, dhe Pirro Dhima ish-peshëngritësi shqiptar që ka fituar disa medialje olimpike për Greqinë. 

Edhe në kishat ortodokse në Shqipëri sot janë mbajtur lutje dhe janë ndezur qirinj për kryepeshkopin Anastas. 

Për të nderuar kujtimin dhe kontributin e tij, në Athinë do të zhvillohet pelegrinazh publik deri ditën e hënë, e më pas trupi i kryepeshkopit do të transportohet rrugë tokësore drejt Shqipërisë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Në vendin tonë pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, më 28 janar në orën 16:00. Homazhet do të mbahen brenda tempullit gjatë asaj pasditeje dhe të mërkurën, datë 29 janar 2025. Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.  Varrimi do të bëhet nën Hapin e Shenjtë të Katedrales, në një kriptë të veçantë që kishte përgatitur vetë Anastasi.

Anastasi u fronëzua në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare më 2 gusht 1992. Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani do të jetë Mbikëqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal, përkohësisht, ndërsa zgjedhja e pasuesit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos do të bëhet në një fazë të dytë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Kryepiskopi Anastas ndërroi jetë ditën e shtunë më 25 janar në Athinë. trupi i tij pritet të mbërrijë në Tiranë të martën në ora 16:00 në Katedralen 'Ngjallja e Krishtit'. Sakaq, shërbesa e varrimit do të kryhet të enjten, më datë 30 janar ora 11:00. 

Kanë konfirmuar pjesmarrjen Patrike dhe delegacione të nivelit të lartë nga Vatikani si dhe nga Kishta botërore. Ndërkohë pritet të jetë edhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Të martën dhe të mërkurën në Katedralen e Tiranës do të vijojnë të kryhen homazhe pranë trupit të të ndjerit. Aktualisht trupi i Kryepiskopit Anastas ndodhet në Katedralen e Mitropolisë së Athinës, ku sot u krye edhe shërbesa e Përshpirtjes, pranë lipsanit.

Ora 15:50
Lutje dhe qirinj për kryepeshkopin Anastas edhe në kishën e ‘Shën Kollit’ në Elbasan

 

Në Kishën e Shën Kollit pas liturgjisë hyjnore sot u mbajt mesha e përshpirtjes për ish Kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Besimtarët ortodoksë të Elbasanit ndezën qirinj dhe u lutën për shpirtin e Kryepeshkopit të ndjerë. Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit e Librazhdit, At Andoni u shpreh se Kryepeshkopi Anastas do të mbetet në zemrat e të gjithë besimtarëve ortodoks për të gjithë atë çfarë ai bëri për Kishën Ortodokse Shqiptare.

Kisha e Shën Kollit në lagjen Shënkoll është një ndër objektet më të rëndësishme fetare dhe kulturore të kësaj zone. Ajo është ndërtuar në vitin 1996 dhe është një simbol i ringjalljes së besimit dhe i traditës ortodokse pas përmbysjes  së komunizmit pasi më herët kishat dhe objektet fetare ishin të mbyllura dhe të ndaluara.

Fondet për ndërtimin e kësaj kishe u mundësuan  nga Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili gjatë gjithë kohës ka luajtur një rol të rëndësishëm në rikthimin e jetës fetare dhe restaurimin e kishave në Shqipëri pas vitit 1990.

Kisha e Shën Kollit në Elbasan është ndërtuar për lavdi të Perëndisë dhe si një vend adhurimi për besimtarët ortodoksë në qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth.Kjo kishë ka një arkitekturë tradicionale dhe është e njohur për bukurinë e saj dhe për rolin që luan në jetën shpirtërore të komunitetit ortodoks.

Ora 11:46
Korçë/ Lutje dhe qirinj për kryepeshkopin Anastas dhe në katedralen Ngjallja e Krishtit

Në katedralen Ngjallja e Krishtit në Korçë pas liturgjise hyjnore janë kryer edhe lutjet për fortlumturinë e tij, kryepeshkopit Anastas. Në meshë e përshpirtjes shumë besimtarë të pranishëm iu bashkuan lutjeve dhe ndezën qirinj në kujtim të tij.

Ky moment i shenjë shërbeu për të kujtuar jetën dhe veprën e tij të përkushtuar dhe për të ndarë ngushëllimet me njëri tjetrin. Në mungesë të mitropolitit të Korçēs,imzot Johanit, i cili u caktua nga Sinodhi i Shenjtë, kujdestar i fronit të krypeshkopit, shërbesa u mbajt nga një tjetër klerik i Mitropolisë së Korçës.

Ora 11:39
VIDEO/ Durrës, besimtarët ndezin qirinj dhe lute përpara portretit të kryepeshkopit Anastas

Në Kishën Orthodhokse "Apostull Pavli dhe Shën Asti", Durrës ku u mbajt mesha e të dielës besimtarët ndezën qirinj dhe u lutën përpara portretit të kreut të kishës Ortodokse Anastas që u nda nga jeta dje më 25 janar 2025.

Ora 10:02
VIDEO/ Gjirokastër, meshë për përshpirtjen e Kryepeshkopit Anastas

Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" mitropoliti i Gjirokastres, Dhimitri pas liturgjisë hyjnore, organizoi Lutje-Përkujtimore për prehjen e shpirtit të shenjtëruar të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë zotit ANASTAS Janullatos. Kësaj lutjeje iu bashkuan dhe besimtarë.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Putini: 26/01/2025 18:33

    Shyqyr qe do vdesim te gjithe nje dite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë