Ditën e sotme skuadra e posaçme operacionale dhe RENEA zhvilluan operacione kundër narkotikëve në Tiranë dhe Elbasan. Gjatë aksioneve u arrestuan gjashtë persona mes të cilëve edhe një anëtar i grupit të Shullazit, Klajdi Gjeci dhe dy anëtarë të grupit të Capajve.

Gjithashtu janë vënë nën hetim në gjendje të lirë, dhe tre persona të tjerë.

Gjatë aksionit të zhvilluar në Elbasan u sekuestruan 550 g kokainë.

Mësohet se Gjeci shpërndante drogë në lagjet kryesore të kryeqytetit, ku përfshihen Tirana e Re, Stadiumi Dinamo dhe zona e Bllokut.

Report TV zbardh emrat e 6 prej të arrestuarve gjatë operacionit të zhvilluar këtë të premte nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Krimet e Rënda.

Klajdi Gjeci pjesë e grupit Shullazi

Të arrestuarit

1- Klaudjo Faik Trungu 

2-Agron Ali Qafa

3-Skender Ilir Pellumbi

4-Lavdosh Iljaz Demaj 

5-Lorencio Ardian Gjini 

6-Klajdi Ndue Gjeci

Janë vënë nën hetim në gjendje të lirë

1-A. Ll.

2-O. O.

3-A. F.

Burime nga policia bëjnë me dije se grupi shpërndante kokainë në Tiranë, Elbasan e Fier. Të njëjtat burime theksuan për Report TV se Lavdosh Demaj, i cili është kreu i një grupi seksioni të PD në Elbasan ka në pronësi një lokal në lagjen Shënkoll, ku edhe është bërë shkëmbimi i kokainës.

Kokaina e sekuestruar në Elbasan

Po ashtu, nga verifikimet e kryera, bëhet e ditur se Demaj ka qenë i dënuar edhe më parë për trafik droge. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se ky grup, i drejtuar nga Qafa, ishe nën vëzhgim prej katër muajsh dhe se gjatë kësaj periudhë policia ka mjaftueshëm prova; foto dhe përgjime që implikojnë këtë grup. Policia ka shtrirë hetimet edhe në persona të tjerë të dyshuar si pjesë e trafikut të drogës, të cilët merreshin me shpërndarjen dhe shitjen e kokainës.