Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë së Elbasanit dhe Prefektin, Gledian Llatja. Në takim, mësohet se ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, kreu i degës së SHISH në Elbasan dhe drejtues të Tatimeve.
Mbledhja, e cila mësohet se ishte e planifikuar më herët nga ministri Lleshaj, dhe u zhvillua në zyrën e Prefektit, Gledian Llatja.
Në temën e diskutimit të tyre përveç ruajtjes së rendit dhe sigurisë ishte dhe goditja e aseteve pasurore të përfituar nga krimi.

Ndërkaq, pak orë më parë në qytetin e Elbasanit dhe të Tiranës u zhvillua një operacion, ku në pranga ranë gjashtë persona mes të cilëve edhe një anëtar i grupit të Shullazit, Klajdi Gjeci dhe dy anëtarë të grupit të Capajve. Gjatë aksionit të zhvilluar në kryeqytet u sekuestrua 1 kg, e ndërsa në Elbasan 550 g kokainë.
B.K./Shqiptarja.com
Komente

