Ndalohet përdorimi i targave të vjetra serbe

Ndalohet përdorimi i targave të vjetra serbe
Paralajmërimi i autoriteteve të Kosovës dhe atyre të misionit evropian EULEX, se nuk do të lejojnë qarkullimin e automjeteve me targa të vjetra serbe, ka nxitur reagim të Beogradit zyrtar.
Udhëheqësi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanoviq, ka thënë se Prishtina duhet t`i ndërpresë përpjekjet për t`ua imponuar qytetarëve targat dhe dokumentet personale të Kosovës. Stefanioviqi ka paralajmëruar se do të bisedojë me ndërmjetësuesin evropian në bisedime, Robert Cooper. Sipas tij, kjo çështje paraqet abuzim ndaj serbëve të Kosovës. Ndërkaq, nga 1 qershori, të gjithë qytetarët serb të Kosovës, që kanë përdorur targa jugosllave dhe serbe, duhet të pajisen me tabela KS ose RKS, si dhe me letërnjoftimin dhe lejen për ngasje të Kosovës. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën