Ndaloi grabitësin, ja kush është
shqiptari që fitoi leje qëndrimi

32-vjeçari Roland Muca, shqiptari i cili ndaloi grabitësin të armatosur ka marrë shpërblim nga shteti italian.

Falë shqiptarit prokurorët e Napolit arrestuan pesë persona. 32-vjeçari kishte pak muaj që jetonte në Itali dhe pas këtij veprimi autoritetet kanë vendosur t’i japin leje qëndrimi.

Historia e Roland Muçës u bë publike nga policia në Caserta, e cila publikoi një video ku ai neutralizon një kriminel gjatë një grabitjeje.

“Djali tregoi një guxim të madh, pak veta do ta bënin atë që bëri ai. Grabitësi u çarmatos nga shqiptari edhe ose ai fillimisht qëlloi në ajër dhe ngjarja mund të kishte rrjellë tjetër.  Ne kërkuar pajisjen e tij menjëherë me leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme”, bëri të ditur policia italiane.

Vetëm pak ditë më parë, një ukrainas i quajtur Anatoly Karol, 37 vjeç u vra në sytë e vajzës së tij përpjekje për të ndaluar një grabitje në Napoli.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Më bënë dhunues të nënës sime apo skizofren me kartelë”, Rama: Katrani i madh çoi avokatët të bënin paqe ‘se kështu e ka politika’

VIDEO/ 'Më bënë dhunues të nënës sime apo skizofren me kartelë”, Rama: Katrani i madh çoi avokatët të bënin paqe ‘se kështu e ka politika’