Më 3 nëntor nuk pati vjedhje industriale, por blerje industriale të votave. Këto dyshime u ngritën nga përfaqësues të disa subjekteve politike në fillim të këtij muaji, pas përfundimit të raundit të parë të votimeve.
U tha qartë nga të gjithë pjesëmarrësit se zgjedhjet lokale të këtij viti ishin më mirë të organizuara se ato të dhjetorit të vitit 2010, kur përfaqësuesit e huaj diplomatikë të akredituar në Kosovë ngrenë alarmin për vjedhje industriale të votave, e cila vjedhje i njollosi të gjitha raportet ndërkombëtare për Kosovën.
Megjithatë, tri javë pas përfundimit të raundit të parë të votimeve dhe në prag të votimeve të balotazhit më 1 dhjetor, askush nuk po merret seriozisht me dyshimet e ngritura për manipulimin e votave nëpërmjet “trenit bullgar”, i cili është dëgjuar, apo është spekuluar të ketë kaluar vazhdimisht në proceset zgjedhore të organizuara në Kosovë që nga viti 2009 e këndej.
“Treni bullgar”, kjo mënyrë e manipulimit të votës e ka marrë këtë emër, pasi që për herë të parë është përdorur në Bullgari.
Atje, votuesi i cili e kishte ndarë mendjen ta shesë votën, jashtë qendrës së votimit kishte marrë një fletëvotim të plotësuar, ndërsa brenda qendrës e kishte marrë edhe fletën e zbrazët dhe në kuti e kishte hedhur fletën e plotësuar, që e kishte marrë jashtë.
Fletën e pashënuar e kishte nxjerrë përsëri jashtë për t’ia dorëzuar blerësve të votave dhe në këtë mënyrë për të kaluar në duart e një votuesi tjetër të lëkundur.
Në këtë formë u shitën dhe u blenë shumë vota në shtetin që iu bashkua familjes evropiane në vitin 2007. Sipas disa raporteve publike, 200 mijë deri në 350 mijë vota të komunitetit rom në Bullgari janë shitur në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në vitin 2009.
Kjo metodë e manipulimit të votave në zgjedhjet e 3 nëntorit u dëgjua nga kandidatët për kryetarë të Shtimes, Gjilanit e Mitrovicës, mirëpo, përpos marrjes në pyetje nga prokurorët, nuk u bë e ditur nëse u morën masa ligjore ndaj blerësve dhe shitësve të votave në komunat e Kosovës.
Këto dyshime u bënë edhe më bindëse javë më parë kur komisionarët dhe zyrtarët e lëvizjes “Vetëvendosje” bënë denoncim publik se kanë hasur mungesën e shumë fletëvotimeve në fund të procesit zgjedhor, duke bërë të ditur se rasti më flagrant i vjedhjes së fletëvotimeve ka ndodhur në qytetin e Prizrenit.
Në këtë qytet edhe më 1 dhjetor do të zhvillohet beteja kryesore midis dy subjekteve më të mëdha politike në vend (PDK-së dhe LDK-së), të cilat gjithashtu kanë edhe burime më të mëdha financiare, prandaj mundësia e përsëritjes së keqpërdorimeve nëpërmjet blerjes së votave ende është evidente, pasi që në komunën e dytë më e madhe në vend do të vuloset se cila nga këto dy subjekte politike do ta ketë primatin.
Nëse Kosova vazhdimisht ka ngelur në një provim, duke mos arritur të realizojë zgjedhje të lira dhe sipas standardeve ndërkombëtare dhe nëse ka arritur që më 3 nëntor t’ia bëjë stop vjedhjes së votave, atëherë do të duhej që më 1 dhjetor të ndërmarrë masat e duhura për parandalimin e blerjes së votave, nëpërmjet procesit të manipulimit - trenave bullgarë.
Kjo për faktin se çështja e realizimit të standardeve në procesin zgjedhor, ka një rëndësi jetike për Kosovën, pasi që është e sigurt se vendi tashmë ndodhet nën projektorët e ndezur të monitoruesve ndërkombëtarë, të cilët në fund do ta japin vlerësimin nëse të dielën e ardhshme do ta kalojmë testin evropian.
Marrë nga "Zëri"
/Shqiptarja.com