Sjellja arrogante dhe aspak e hijshme ndaj punonjësve të policisë vijon të jetë ende një problem në vendin tonë. E tillë është edhe ngjarja e regjistruar rreth 1 jave më parë në zonën pranë bulevardit të ri në Kashar ku dy të rinj kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së komisariatit numër 6 e më pas i kanë goditur ato.

Fillimisht dy të rinjt me iniciale M.Gj dhe B.H kanë bërë manovra teksa ecnin me automjetin e tyre luksoz 'range rover' kur kanë pikasur punonjësit e policisë që vinin në drejtim të tyre. Sapo kanë identifikuar punonjësit e policisë 2 të rinjtë kanë ndaluar duke zbritur nga automjeti i tyre luksoz dhe u janë prezantuar efektivëve të komisariatit nr.6.

Fillimisht punonjësit e policisë janë habitur pasi nuk kishin njohje me dy të rinjtë dhe se nuk dinin arsyen përse ato i ishin drejtuar për sa kohë nga ana tyre nuk ishte kërkuar të ndalonin. Pikërisht teksa kanë drejtuar pyetjen se përse dy të rinjtë kishin ndaluar këtu ka agravuar situata duke përfunduar deri në ofendime drejtuar uniformave blu. Të vënë përballë kësaj situate efektivët kanë sinjalizuar sallën e komisariatit për përforcime, moment ky që nuk i ka pëlqyer aspak të rinjve që nga ofendimet kanë kaluar në goditje të punonjësve të policisë

Nuk kanë kaluar shumë kur në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë që kanë bërë të mundur neutralizimin e dy të rinjve dhe për ti dhënë ndihmë kolegëve të tyre të cilët u vunë përballë një situate aspak të këndshme. E gjithë skena është fiksuar edhe nga kalimtarë të rastit, ndërsa pas ngjarjes dy të rinjtë u arrestuan, ndërsa dy efektivët morën ndihmën e parë mjekësore pas disa goditjeve që kishin marrë në fytyrë.

48 orë pas ngjarjes M.Gj dhe B.H dolën përpara togave të zeza të rreghit gjyqësor Tiranë Ku akuzoheshin për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Trupa gjykuese teksa mori në shqyrtim të gjitha deklarimet e bëra nga dy palët si nga të rinjtë, por edhe efektivët lanë fuqi masën e sigurisë "detyrim paraqitje".