Ndarja administrativo-territoriale
PS-ja, gati bisedimet me PD-në

Ndarja administrativo-territoriale<br />PS-ja, gati bisedimet me PD-në
TIRANE- Mazhoranca është e gatshme për të dëgjuar variantet e opozitës për reformën territoriale. Ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi shprehu dje gatishmërinë e mazhorancës për të marrë në shqyrtim dhe për të dëgjuar çdo propozim apo variant të shëndoshë që mund të vijë nga opozita dhe që që përputhet me axhendën e qeverisë. “Ne kemi ftuar të gjithë nivelet, që nga niveli i ekspertëve deri në parlament.

Mirëpresim çdo propozim nga opozita, ka akoma kohë që opozita të bëhet pjesë e procesit, pasi ne duam që ky proces të jetë gjithëpërfshirës, por gjithmonë duke pasur parasysh axhendën që ne tashmë e kemi bërë publike dhe tashmë është transparente. Ne jemi të hapur ta diskutojmë dhe me opozitën. Deri tani nuk kemi marrë asnjë propozim nga opozita”, tha Çuçi. Deklaratat u bënë gjatë një takimi që ministri për Çështjet Vendore pati me këshilltarët e majtë në pushtetin lokal.

Por deklarata e Çuçit u bë dy ditë para se Partia Demokratike të prezantojë projektet e saj për reformën territoriale. Konkretisht ditën e premte në ambientet e Akademisë së Arteve, Partia Demokratike do të prezantojë katër variantet e saj për ndarjen e re administrative të Shqipërisë. Në bazë të një ftesë për këtë aktivitet thuhet se të pranishëm do të jenë kompanitë Co-plan dhe Shtetweb të cilat kanë prezantuar më parë ndarjen e Shqipërisë në rajone. Sipas të gjitha gjasave, propozimet që do të dalin nga ky aktivitet pritet që të jenë për një ndarje të Shqipërisë në mbi 90 njësi të qeverisjes vendore, pasi ky është edhe numri i kërkuar nga PD-ja.

PDIU
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet doli dje më një qëndrim zyrtarë përsa i përket reformës territoriale. Kreu i kësaj force politike e cila ka 5 deputet në Kuvend, Shpëtim Idrizi theksoi për “A1 Report” se pretendimet për të krijuar Himarën të shkëputur nga zonat labe janë të pa baza dhe bëhen nga qarqet greke për të rritur pretendimin e zonave minoritare në Himarë. Sipas tij, nuk ekziston asnjë dokument që fakton se Himara është zonë minoritare, por qëllimi i vërtetë sipas kreut të partisë çame, nuk është Himara, por me anë të një strategjie të mirëstudiuar Greqia, po synon që bashkitë e vetme çame të Konispolit dhe Markatës, t’i bashkojë në një bashki të madhe minoritare, me synin e vetëm lidhjen kufitare me Greqinë.

 “Himara, problem i stisur, ka qenë në kohën e mbretit Zog dhe në Kushtetutën tonë ne njohim zonat minoritare. Pra Himara nuk është zonë minoritare. Për këtë arsye beteja nuk bëhet në Derviçan, apo në zonat e tjera minoritare, por shpërngulet në një vend që historikisht ka qenë shqiptare.”,- tha Idrizi. Lidhur ke kërcënimet se OMONIA-s se do të kërkojë referendum rajonal për ndarjen territoriale, Idrizi theksoi se nuk ka sens dhe nëse bëhet diçka e tillë, ai do të kërkoi referendum që Çamëria të bashkohet me Shqipërinë.

“Himara është shqiptare, nuk ka sens që të bëjnë referendum, është njësoj siç thashë që ne të kërkojmë referendum për Çamërinë. Unë do të kërkoj pastaj referendum nga të gjithë shqiptarët që vërtetë Çamëria të bëhet pjesë e Shqipërisë. Sigurisht presione të tilla tashmë janë bërë vunerabël, u bë kaq kohë që ne i dëgjojmë, i vetmi problem shqetësues që unë shoh është fakti që Bashkia e Konispolit bashkë me Bashkinë e Markatës, që janë pjesa çame e mbetur në territorin shqiptar, ka qenë prefektura e Çamërisë në kohën e mbretit Zog.”, shprehu kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 26 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 


 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme